Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

60:10. O ju qė besuat, kur t’ju vijnė besimtaret e shpėrngulura (prej Mekes), provoni besnikėrinė e tyre, ndonėse All-llahu di mė sė miri pėr besimin e tyre; nėse vėrtetoni se ato janė besimtare, atėherė mos i ktheni ato te jobesimtarėt, sepse as ato nuk janė tė lejuara pėr ta e as ata nuk janė tė lejuar pėr to, e ju jepuni atyre (jobesimtarėve) atė qė kanė shpenzuar pėr to (nė emėr tė kurorėzimit). Ju nuk keni pengesė tė martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerėn e kurorės. Mos i mbani nėn kurorė idhujtaret por kėrkoni (prej idhujtarėve mekas) atė qė keni shpenzuar pėr to, dhe ata le tė kėrkojnė (prej jush besimtarė) atė qė kanė shpenzuar. Kėto janė dispozita tė All-llahut me tė cilat Ai gjykon ndėrmjet jush; All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i informuari.

Iftar i shtruar nga Kėshilli i BI tė Prishtinės Printoni E-mail

Sonte jemi rreth sofrës së Allahut - Krijuesit të gjithësisë

ImageKëshilli i BI të Prishtinës  mbrëmë më 2 tetor 2007, në ambientet e Hotelit “Iliria” në Prishtinë shtroi iftar ku pos udhëheqësve me të larët të Bashkësisë Islame të Kosovës me në krye Myftiun e Kosovës, Mr. Naim, Tërnava qenë të pranishëm edhe përfaqësues të partive politike përfaqësues të institucioneve të ndryshme, pastaj përfaqësues të zyrave diplomatike të akredituar në Prishtinë, pastaj  përfaqësues të komunitetit të biznesit e të ftuar të tjerë.


Në emër të Këshillit të pranishmit në iftar i përshëndeti kryetari i KBI të Prishtinës Bahri ef. Sejdiu, ndërsa myftiu mr. Naim Tërnava pasi i përshëndeti të pranishëmit ndër të tjerat tha:Image

“Sonte jemi rreth sofrës së Allahut - Krijuesit të gjithësisë, i Cili për njeriun ka vendosur rregulla, e një ndër ato rregullave të shumta që janë në Kuranin famëlartë  është edhe agjërimi i muajit të Ramazanit, të cilin familjet tona, vëllezërit tanë, motrat tona e agjërojnë me një respekt të jashtëzakonshëm. E lusim Allahun xh. Sh., që të gjitha lutje tona, ibadete tona që i kemi bërë gjatë këtij muaji të na i pranoj dhe të gjitha objektivat tona si komb ti realizojmë sa më parë.

 
< I mėparshmi   Tjetri >