Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

11:26. “Qė tė mos adhuroni tjetėrkė pos All-llahut, sepse unė kam frikė pėr dėnimin tuaj nė Ditėn e pikėllueshme”.

Sė shpejti nis restaurimi i Xhamisė sė Llapit Printoni E-mail
Prishtinë, 10 korrik 2007


ImagePas u nënshkrua Memorandumi në mes Kryesisë së BI, Fondacionit “Behgejt Pacolli” dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumente të Kulturës

Së shpejti nis restaurimi i Xhamisë së Llapit

 Sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës në prani të mediave u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimin në mes Kryesisë së BI të Kosovës, Fondacionit “Behgjet Pacolli” dhe Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Me këtë memorandum mirëkuptimi bëhet e munduar që të restaurohet xhamia “Ramadanije” apo siç njihet në popull “Xhamia e Llapit”.

Financimin e restaurimi të xhamisë e ka marrë për sipër Fondacioni “Behgjet Pacolli” , ndërsa mbikëqyren profesionale Instituti Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të kulturës.

Xhamia që djegur më 1999 nga forcat serbe në tërheqje e sipër, andaj falë donacionit të Fondacionit “Behgjet Pacolli së shpejt xhamia do të rikthehet Prishtinës me të gjitha vlerat e saja kulturore e arkitektonike.

Myftiu  Tërnava pasi që ka shpreh konsideratën e tij për z. Pacollin tha se gjatë luftës nga forcat serbe në forma të ndryshme qenë shkatërruar 217 xhami, mirëpo falë donatorëve të jashtme dhe ndihmave të besimtarëve mbi 97% e dëmeve të luftës janë sanuar. Ndërsa për institucione e Kosovës myftiu tha: “Institucionet e Kosovës deri sot nuk kanë ndarë asnjë cent për restaurimin e asnjë xhamie në Kosovë. Besoj që kur buxheti i Kosovës të forcohet, të gjenden mundësi për ndarjen dhe për mbrojtjen e monumenteve fetare, kulturore, historike, të cilat janë të shumta në Kosovë dhe të cilat kanë një përkujdesje të vogël, e në veçanti për objektet që i përkasin besimit islam”, tha Myftiu Tërnava.

Ndërkaq, biznesmeni i njohur Behxhet Pacolli, tha se premtimi është premtim dhe duhet të mbahet.

“E kam parë shumë të arsyeshme që ky objekt të rindërtohet dhe t’i rikthehen vlerat që ky i ka pas. Është fjala për një objekt që paraqet kulturën tonë. Unë garantoj që kualiteti do të jetë në maksimum dhe asgjë nuk do te kursehet, në mënyrë që të realizohet projekti i bërë nga ekspertët. Nëse Perëndia donë do të ndërtohet dhe prej tani me nënshkrimin e kësaj marrëveshje fillon puna”, ka sqaruar Pacolli.
ndërsa, drejtori i i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, Baki Svirca, tha se punët duhet të kryhen në disa faza, duke filluar nga hulumtimi që ka të bëjë me arkitekturën e deri të hartimi i projektit ideor.

Marrëveshjen në emër të kryesisë së BI e nënshkroi Myftiu Tërnava në emër të Fondacionit themeluesi Behgjet Pacolli ndërsa në emër të institutit drejtori Baki Sfirca.

 
< I mėparshmi   Tjetri >