|
Me rastin e shėnimit tė Betejės sė Bedrit |
|
|
Myftiu i Kosovës shtroi iftar tradicional me udhëheqësit e Këshillave vendor të BI dhe nëpunësit e institucioneve të BI
 Si tradicionalisht me rastin e natës së 17 të Ramazanit respektivisht në kujtim të fitores historike në Betejën e Bedrit, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava të shtunën më 28 gusht 2010 shtroi iftar për udhëheqësit e Këshillave të BI dhe nëpunësit e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Me këtë rast Myftiu Tërnava tha: Ju efendilerë të gjithë i dini obligimet që dalin nga Kurani, nga hadithet e Muhamedit a.s., pastaj nga misioni që ju e ushtroni, pra nga vendi i punës që ju e mbani, përgjegjësi që juve ju takon dhe ardhmëria e përbashkët e jona që duhet të jetë në këtë nënqiell ku i madhi Allah na ka krijuar. Unë kërkoj edhe një herë nga të gjithë që të jepni maksimumin edhe gjatë këtyre 10 ditëve të agjërimit sa na kanë mbetur nga muaji i shenjet i Ramazanit në çdo fushë, në çdo pore të jetës. Gëzon fakti që këtë vit në terren është një angazhim i madh, dhe është për lakmueshme ritmi i aktiviteteve që janë duke u realizuar në terren si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, që ndoshta në këto përmasa nuk ka qenë më herët, mirëpo sigurisht që rritja e kuadrit dhe përgatitja profesionale e hoxhallarëve kanë bërë të veten. “Unë ju porosisë edhe njëherë që të mos ngurroni të gjithë tash të filloni të flisni shumë edhe për Zekatin për Sadakatul - Fitrin por edhe për Haxhin, po në veçanti për Zekatin dhe Sakatual - Fitrin që i kemi burime kyqe për të mbijetuar. Nuk duhet që tu vije keq askujt kur flet për Zekatin dhe Sadaktul - Fitrin sepse nuk jemi duke lypur por jemi duke i treguar e duke e shpjeguar xhematin se ku duhet dhënë zekatin e Sadaktual – Fitrin”- tha, Myftiu Tërnava. |