Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

75:28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 258
numruesi i vizitoreveSot288
numruesi i vizitoreveDje409
numruesi i vizitoreveKėtė javė2073
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1417
numruesi i vizitoreveGjithsej337064

Lidhje

Departamenti i tė rinjve shtroi iftar pėr pėrfaqėsuesit e asociacioneve rinore Printoni E-mail

Të premten 27 gusht 2010, Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, për nder dhe respekt të muajit të shenjtë të Ramazanit shtroi iftar, në ambientin e Hotel “Victory”, për .përfaqësuesit e Forumeve rinore të partive politike të vendit, si dhe për përfaqësuesit Parlamentit Studentorë të Universitetit të Prishtinës,  Kryetarë përfaqësuesit e  këshillave të fakulteteve të UP-së, profesorë te Medresesë “Alaudin”, artist, regjisorë, pjesëtarë të ndjesisë speciale për intervenim të shpejt të Policisë së Kosovës, përfaqësueses  të organizata joqeveritare e të ftuar të tjerë etj.


Të pranishmit në emër të organizatorit i përshëndeti, Mr. Fitim Gashi, udhëheqës i Departamentit te të Rinjve, i cili nder të tjera tha: “Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës qëllim parësor të vetin ka konsolidimin e një shoqërie të mirëfilltë, me një rini të shëndosh në të cilën do të respektohen vlerat kombëtare fetare e demokratike, andaj për të realizuar këto synime Departamenti gjithherë i ka dyert hapur dhe mirëpret bashkëpunimin me ju dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës…e lusim Allahun që sikurse jemi bashkuar sot këtu pran sofrës së Tij të bashkohemi në fjalë dhe vepra të mira sepse kjo është forma dhe mënyra më e mirë për te realizuar aspiratat tona për një të ardhme sa më të mire”
 
< I mėparshmi   Tjetri >