|
Presidenti Sejdiu shtroi mbrėmė iftar pėr drejtuesit e Bashkėsisė Islame tė Kosovės |
|
|
31 gusht 2010  Mbrëmë 30 gusht 2010, në restorantin “Vila Gërmia” në Prishtinë Presidenti i vendit, dr. Fatmir Sejdiu shtroi iftar për myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava dhe drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. Në iftarin e shtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, morën pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi, ambasadorët e vendeve të KUINT-it, shefi i ICO-së, Peter Feith, ministra, drejtues të partive politike si dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.
Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se në muajin e bekuar të ramazanit e gjithë bota shpirtërore besimtare islame është e përkushtuar shumë thellë në bamirësi, në solidaritet dhe në tolerancë shpirtërore. “Dëshiroi të shprehë respektin tim të thellë për të gjithë qytetarët e vendit, për besimtarët e fesë islame, për besimtarët e krishterë pa dallim etnie, si dhe dua të kem respektin tim për punën dhe lutjet e tyre për lirinë, të ardhmen dhe perspektivën tonë”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ndërkaq, Myftiu i Kosovës Naim Ternava duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për pritjen e organizuar, tha se muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës, i sakrificës, sinqeritetit, harmonisë, ndihmës ndaj njëri tjetrit, është muaj i Kuranit prej të cilit dalin urdhra që ne të jetojmë në harmoni të përbashkët pavarësisht gjuhës që flasim, vendit ku jetojmë dhe besimit që i përkasim. “Ne sikur edhe deri tash do të punojmë për paqe, tolerancë dhe ardhmëri të sigurt të popullit tonë dhe të gjithë atyre që jetojnë këtu”- tha Myftiu Tërnava. |