Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

64:4. Ai e di ē’ka nė qiej e nė tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atė qė mbajnė nė zemrat.

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 258
numruesi i vizitoreveSot289
numruesi i vizitoreveDje409
numruesi i vizitoreveKėtė javė2074
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1418
numruesi i vizitoreveGjithsej337065

Lidhje

Partia e Drejtėsisė shtroi iftar pėr personalitete tė larta politike e fetare tė vendin Printoni E-mail
Prishtinë, 23 gusht 2010

Të hënën më 23 gusht, në hotel “Victory” në Prishtinë, Partia e Drejtësisë shtroi iftar për personalitete të larta politike e fetare të vendin si dhe për njerëz të kulturës, shkencës dhe aktivistë të PD.
Në iftarin e shtruar nga PD-ja qenë të pranishëm, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, myftiu i së Kosovës,  Mr. Naim ef. Tërnava, zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, kryetari i PSD, Agim Çeku, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku,  nënkryetari I LDD-së, Naser Rugova, kryetari I Forumit Rinor së LDK-së, Xhafer Tahiri e shumë të ftuar të tjerë.

Nikoqiri, kryetari PD-së, dr. Ferid Agani falënderoi mysafirët për prezencën e tyre, si dhe shpalosi disa pika kyçe mbi vizionin e PD-së duke ritheksuar orientimin e saj drejt mbrojtjes së vlerave fetare dhe kombëtare të popullit shqiptar si dhe duke shprehur vendosmërinë për angazhimin drejt integrimeve në struktura të larta të BE-së. Ai po ashtu nuk harroi të falënderojë të gjithë popujt dhe shtetet mike që dhanë kontribut në lirinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, me në krye SHBA-të.
Në emër të mysafirëve foli, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, i cili pasi falënderoj  nikoqirin e përshëndeti mysafirët, tha se duhet ndjekur ky model i bashkimit pranë njëri-tjetrit rreth “sofrës së Zotit të Madhëruar”, sikur në këtë muaj të Ramazanit, që është edhe muaj i shpalljes së Kuranit. Për fund, Myftiu bëri edhe lutjen e ushqimit bashkë me mysafirët.
 
< I mėparshmi   Tjetri >