Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

48:28. Ai ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e Vet me udhėzim tė plotė dhe me fenė e vėrtetė, qė tė triumfojė mbi ēdo fé, e mjafton All-llahu dėshmitar.

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 258
numruesi i vizitoreveSot294
numruesi i vizitoreveDje409
numruesi i vizitoreveKėtė javė2079
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1423
numruesi i vizitoreveGjithsej337071

Lidhje

Myftiu Tėranva priti ministrin e kulturės Lutfi Hazirin Printoni E-mail
Prishtinë, 16 gusht 2010

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tëranva priti sot ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Lutfi Hazirin me të cilin bisedoj për trajtimin e trashëgimisë materiale që i përket proviencës islame. Myftiu Tërnava dhe ministri Haziri u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë për ruajtjen dhe trajtimin profesional të objekteve kulturore që i përkasin trashëgimisë islame.
Pas takimit Myftiu Tëranava për gazetarët, deklaroj: “Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, falënderoj ministrin Haziri për këtë vizitë që sot i bëri Bashkësisë Islame këtu në Prishtinë, ku ishte një rast i mirë që të bisedojmë për së afërmi për disa çështje, nuk po i them problematika, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me ruajtjen e trashëgimisë fetare, kulturore e historike tona të përbashkëta të të gjithëve, që është shumë e madhe në Kosovë, që kemi objekte kapitale me vlera të jashtëzakonshme.
Andaj mund të them se u dakorduam se edhe Bashkësia Islame e Kosovës, mirëpo edhe ministria që të jemi me syçel, që të japim tërë atë që është e mundshme me dhënë prej vetes për ruajtjen e këtyre objekteve sepse është një thesar i pakonpenzueshëm dhe i cili flet shumë për të kaluarën tonë.
Ndaj, unë vlerësoj shumë vizitën e ministrit sot këtu tek ne në selinë e Bashkësisë Islame, i cili e ka marrë me seriozitet këtë punë, i cili është duke u përkujdesur jashtëzakonisht shumë që të ruhet trashëgimia kulturore në Kosovë, i cili ka bërë hapat e parë të një bashkëpunimi të mirëfilltë me Kryesinë e Bashkësisë Islame ngase këto objekte janë pronë e Bashkësisë Islame, dhe, sigurisht, që në të ardhmen do t’i koordinojmë punët bashkërisht dhe do të bëjmë tërë atë që është e mundur për t’u bërë për të ardhmen sa më të mirë të të gjithëve këtu, në këtë nënqiell, ku i madhi Zot na ka krijuar”.

Ndërsa ministri Haziri, tha: “Kosova është e pasur me trashëgimi të kulturës, dhe natyrisht pjesa e kulturës islame, që u përket periudhave të ndryshme, dhe që është ndërtuar nga besimtarët, nga shqiptarët në përgjithësi si shumicë më e madhe gjithmonë është ajo që e ka ruajt dhe e ka zhvilluar deri në këtë fazë. Ne biseduam sot për një numër të madh të objekteve që i përketë interesit të bashkësisë islame edhe interesit të shtetit të Kosovës.
Ato duhet të ruhen, duhet të rinovohen, duhet të restaurohen një numër i madh i tyre, dhe natyrisht për vlerën e madhe të trashëgimisë që e ka duhet të ruhen nga shteti dhe Bashkësia Islame duhet të ketë një rol të veçantë në këtë drejtim edhe në monitorimin të objekteve, edhe në vendosjen e prioriteteve në të ardhmen.
Ne jemi duke punuar listën e objekte të trashëgimisë kulturore, dhe deri tash ka mbrri një numër të madh. Janë 5000 objekte në Kosovë që do të trajtohen me ligj si objekte që ka mundësi që të hynë në kuadër të mbrojtës shtetërore, një numër i madh i tyre janë i kësaj periudhe që po flasim.
Për dy objekte që tash jemi afër finalizimit xhamia “Hatunije” në Prishtinë dhe xhamia në Dobërçan tash jemi para fillimit të punëve për rindërtim.
Instituti për Mbrojtën e Monumenteve e ka fjalën kryesore për të rekomanduar, për të këshilluar e  për të aprovuar projekte.
Disa xhami kanë hyrë në masa tona të intervenimit për ruajtje këtë vit dhe për renovim vitin e ardhshëm, ku do të jenë me kërkesë urgjente natyrisht që përfshihen edhe objekte tjera përcjellëse siç është Hamami i Prishtinës, Xhamia e Çarshisë, Xhamia e Jashar Pashës dhe objektet tjera që janë të rëndësisë së veçantë. Për dy objekte biseduam që të lirohen nga uzurpimet .
Është koha me bë vepra të mira, besoj që ky kabinet qeveritar nuk do ta lejon me qenë nën hije Bashkësia Islame në Kosovë, kultura islame në Kosovë dhe trashëgimia që i përket kësaj periudhe, çfarë vërtet jemi ballafaquar këto vitet e para, jo balancim, por prioritet sipas nevoje dhe sipas kërkesës që do të vendoset tash”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >