|
Ekmeludin Ihsanoglu i pėrgjigjet letrės sė Myftiut Tėrnava |
|
|
Prishtinë, 13 gusht 2010 Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike (OKI), dr. Ekmeludin Ihsanoglu, i përgjigjet letrës së Myftiut Tërnava që i pati dërguar pas vendimit këshillëdhënës të GJND-së. Në letrën e z. Ihsanoglu për Myftiun Tërnava, thuhet:
“Shkëlqesia juaj Naim Tërnava Myfti i përgjithshëm i Kosovës dhe kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës Kam pranuar shkresën tuaj të datës 23/07/2010 që ka të bëjë me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë i cili vërteton se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ky mendim i rëndësishëm historik na gëzoi pa masë dhe na dha më shumë optimizëm për ta parë Kosovën duke arritur njohje nga e tërë bota për pavarësinë e saj të meritueshme. OKI është angazhuar që herët për të përgatitur rrethanat për pavarësinë e Kosovës, patëm vënë kontakte të shumta me zyrtarët të lartë dhe kryetarë të shteteve e qeverive për ta mbështetur këtë pavarësi. Falënderojmë Allahun që shumë nga këto vende i janë përgjigjur këtyre angazhimeve dhe zyrtarisht e kanë njohur Kosovën. Sigurisht që juve ju kujtohet deklarata jonë më 18/07/2008 në të cilën ne patëm shfaqur solidarizimin dhe përkrahjen tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo deklaratë pati bërë jehonë të madhe në përkrahjen e pavarësisë. Dua t’ju rikonfirmoj se mendimi këshillëdhënës i GJND-së do të na mundësoj që ti realizojmë përpjekjet tona në marrjen e përkrahjes zyrtare për pavarësinë e Kosovës e cila do të arrihet përmes aktiviteteve të sekretariat të përgjithshëm të OKI-së dhe përmes kontakteve me zyrtarët e lartë dhe kryetarët e shteteve dhe qeverive anëtare të organizatës.
Duke ju dëshiruar sukses. Pranoni respektin tonë më të madh për ju Ekmeludin Ihsanogly ” |