Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

57:2. I Tij ėshtė pushteti nė qiej e nė tokė, Ai jep jetė dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi pėr ēdo send.

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 258
numruesi i vizitoreveSot244
numruesi i vizitoreveDje409
numruesi i vizitoreveKėtė javė2029
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1373
numruesi i vizitoreveGjithsej337021

Lidhje

Myftiu Tėrnava priti ipeshkvin Dodė Gjergji Printoni E-mail
Prishtinë, 27.07.2010

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BIK-së, ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Dodë Gjergjin, me të cilin bisedoi për koordinimin e punëve të dy bashkësive fetare në ngjarje të rëndësime.
Pas takimit, Myftiu Tërnava ,tha: “Për Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës sot ishte një nder i veçantë, ngase patëm në vizitë ipeshkvin Dodë Gjergji.
Si gjithherë, si deri tash, ashtu edhe në të ardhmen të dy bashkësitë tradicionale fetare këtu në Kosovë, do të kenë një bashkëpunim edhe më intensiv për një mirëqenie të përgjithshme të të gjithve.
Në takimin e sotëm biseduam që të dy bashkësitë në vazhdimësi të kemi koordinim të punëve, aty ku shumë gjëra ne na bashkojnë, gjithashtu, biseduam të punojmë edhe më tepër për në kultivimin e mirëkuptimit, duke respektuar besimin e njëri - tjetrit dhe duke dhënë masazhe për paqe, tolerancë e mirëqenie.
Në takimin e sotëm biseduam edhe për nevojën e koordinimit të veprimeve me rastin e manifestimeve të ndryshme, të cilat organizohen qoftë nga Ipeshkiva qoftë nga Bashkësia Islame, për se  falënderoj ipeshkvin e Kosovës për punën e madhe që ka bërë për Kosovën në vazhdimësi dhe për mirëqenien fetare në Kosovë në veçanti” .

Ndërsa ipeshkvi Dodë Gjergji, tha: “Në vazhdën e takimeve të mia me autoritetet në vend për të përgatitur sa më mirë për 100 - vjetorin e Nënës Tereze, unë jam këtu në Bashkësinë Islame, siç e tha edhe myftiu Tërnava, për të konfirmuar edhe njëherë se Kisha Katolike e respekton Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe së bashku me të dëshiron që të ndajë momente të rëndësishme. Njëkohësish,t ne dëshirojmë që të falënderojmë Bashkësinë Islame, e cila është e hapur për bashkëpunim  dhe e cila shpreh gatishmërinë për të qenë së bashku në momentet e rëndësishme.
Ne gëzohemi që angazhimi jonë i përbashkët dhe i sinqertë do të jetë një dëshmi më e fuqishme, jo vetëm për popullin tonë, por edhe për të gjithë njerëzit vullnetmirë, sepse duke ecur së bashku ne vërtetë mund të kemi vështirësi, por jemi gjithmonë aty për të ndihmuar dhe për të mbështetur njëri-tjetrin”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >