Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

56:96. Pra ti lartėsoje Zotin tėnd tė madhėruar.

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 259
numruesi i vizitoreveSot11
numruesi i vizitoreveDje324
numruesi i vizitoreveKėtė javė611
numruesi i vizitoreveKėtė muaj2428
numruesi i vizitoreveGjithsej338076

Lidhje

Myftiu Tėrnava letėr Konferencės Islamike dhe Ligės Arabe Printoni E-mail
 Prishtinë, 23 korrik 2010

 OKI

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, pas vendimit të djeshëm pozitiv të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të shteteve të Botës Islame që ende nuk e kanë njohur Kosovën, i ka dërguar sot letër Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Islamike (OKI), dr. Ekmeludin Ihsanoglu dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe, Omer Musa.


Në letrën e Myftiut Tërnava ndër të tjerat thuhet:
Data  22 korrik 2010, është një ditë historike për popullin e Kosovës, ku GJND-ja deklaroi në Hagë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelë të drejtën ndërkombëtare. Vendim i GJND nuk ka lënë më as një pretekst ose arsye për çdo vend tjetër në botë që të mos e njoh e pranoj Republikën e Kosovës - shtet sovran.
Unë, nga përgjegjësia ime morale dhe zyrtare, nga pozita e Myftiut të Republikës së Kosovës u bëj thirrje tek shkëlqesia Juaj, tek shtetet anëtare të Konferencës Islamike (OKI) dhe të Ligës Arabe, të cilat ende hezitojnë ta njohin Republikën e Kosovës, që sa më parë ta njohin Kosovën si shtet i pavarur e sovran.Liga Arabe
Marrëdhëniet vëllazërore e miqësore mes Kosovës dhe botës arabe diktojnë që të qëndrojnë së bashku në të gjitha rrethanat, ne e vlerësojmë lartë se qeveritë dhe popujt e botës arabe e islame nuk hezituan për të mbështetur popullin e Kosovës në rrethanat më të vështira duke ndihmuar dhe mbështetur popullit tonë në përvojën e tij të hidhur gjatë luftës së fundit. Për këtë populli i Kosovës është mirënjohës për të gjitha vendet dhe popujt që e mbështeten.
Kosova është aktualisht ka nevojë për mbështetje të fuqishme politike në arenën ndërkombëtare, sidomos në kërkesën tonë që të bëhemi anëtare të OKB-së.
Ne shpresojmë që ju të na mbështesni dhe te angazhoheni në kërkesat tona legjitime”.
Me respekt,
Myftiu, Mr. Naim Ternava
"
Letra e myftiut i është dërguar edhe televizionit gjitharab “Al-Jazira”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >