Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

4:166. (Jehuditė i thanė se nuk tė besojmė nė shpallje Muhammedit) Por All-llahu dėshmon pėr atė qė t’u zbrit ty, atė ta zbriti sipas dijes sė Vet, edhe engjėjtė dėshmojnė, po mjaft ėshtė All-llahu dėshmues.

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 259
numruesi i vizitoreveSot12
numruesi i vizitoreveDje324
numruesi i vizitoreveKėtė javė612
numruesi i vizitoreveKėtė muaj2429
numruesi i vizitoreveGjithsej338077

Lidhje

Myftiu Tėrnava kėrkon anulimin e Udhėzimit Administrativ 6/2010 Printoni E-mail
Prishtinë,  30 qershor 2010

Në konferencë për shtyp, Myftiu Tërnava kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ 6/2010

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në konferencën e sotme për shtyp, përmes një deklarate ka shprehur qëndrimin e Bashkësisë Islame përkitazi me mohim e së drejtës së nxënëseve që bartin shaminë për të ndjekur shkollimin e rregullt në kuadër të sistemi publik të arsimit. Në këtë deklaratë, Myfti ka kërkuar shfuqizimin e Udhëzimit  Administrativ  nr. 6/2010, ( neni 4. paragrafi 1.13) të nxjerr nga Ministria e Arsimit, për të cilin Myftiu tha se është kundërkushtetues, në të kundërtën, Myftiu tha se Bashkësia Islame së shpejti do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e këtij udhëzimi.
Myftiu kërkoj anulimin edhe të  Udhëzimit Administrativ  04/2008 (neni 4.1 pika VIII), të  nxjerr nga Ministria e Administratës Publike, me të cilin rregullohet veshja dhe paraqitja e nëpunësve civil, të cilin e quajti diskriminues.

Myftiu Tërnava ka ripërsëritur edhe kërkesën  për futjen e lëndës së edukatës fetare në sistemin publik të arsimit.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim në favor të BIRK për çështjen e shamisë në shkolla,  myftiu Tërnava nuk mohoi mundësinë që të adresoj lëndën edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Në vazhdim po japim të plotë deklaratën e Myftiu të Kosovës, Naim Tënava:

 

DEKLARATË

BIRK ka qenë dhe është e përkushtuar për respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend në suaza të sistemit demokratik që garanton respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut përfshirë liritë dhe të drejtat fetare të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në pajtim me këtë BIRK ka qenë në vazhdimësi e përkushtuar që ekskluzivisht në mënyrë institucionale të jetë përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesave të shumicës absolute të qytetarëve të Kosovës të besimit Islam.

Duke pasur parasysh këto fakte BIRK ka pritur me habi dhe indinjatë veprimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që nxori udhëzimin administrativ 6/2010 të datës 11.05.2010 “Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta” me të cilin në nenin 4 paragrafi 1.13 shkelet në mënyrë të vrazhdë e drejta kushtetuese për bërjen publike të bindjeve ose besimit fetar nëpërmjet formulimit se nxënësit i ndalohet “bartja e uniformës fetare”. Në bazë të kësaj dispozite nënligjore, me formulim tejet të paqartë, që mund të interpretohet në shumë mënyra, janë përjashtuar disa nxënëse të besimit islam nga procesi mësimor, për shkak të bartjes së shamisë e cila nuk është simbol e as uniformë fetare, por është normë islame.  Si rrjedhojë e kësaj, është iniciuar procedura e nxjerrjes së Rregulloreve të veçanta me përmbajtje të njëjtë diskriminuese në disa asamble të  komunave të Kosovës. Shkelje e ngjashme e të drejtave dhe lirive fetare është bërë edhe me nenin 4.1 pika (Vlll) të udhëzimit administrativ 04/2008 të Ministrisë së Shërbimeve Publike (MSHP) ”Për veshjen dhe paraqitjen e nëpunësve civil” të datës 11.06.2008 me të cilin është kufizuar liria e manifestimit publik të bindjeve ose besimeve fetare në shërbimin civil të administratës publike të vendit.

BIRK konsideron se me këto akte nënligjore MASHT dhe MSHP kanë shkelur në mënyrë të vrazhdë nenin 38, paragrafin 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që thotë: “Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj”; si dhe paragrafin 4 të njëjtit nen që thotë: “Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë”. Me aktet e sipërpërmendura nënligjore MASHT dhe MSHP kanë shkelur dispozitat kushtetuese të vendit në dy raste: (1) duke e ndaluar bërjen publike të bindjeve ose besimeve fetare të nxënëseve dhe nëpunëseve civile në kundërshtim me nenin 38 paragrafi 3; si dhe duke e bërë këtë kufizim me akt nënligjor dhe jo me ligj siç e parasheh neni 38, paragrafi 4 i Kushtetutës së vendit.

Arsyetimi i MASHT se bazë juridike për nxjerrjen e aktit të sipërpërmendur nënligjor është neni 8 i Kushtetutës së vendit, është i pa bazë, sepse ky nen rregullon marrëdhënien e institucioneve shtetërore dhe të atyre fetare, ndërkaq nuk rregullon marrëdhënien e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve, kur janë në pyetje liritë dhe të drejtat e tyre fetare, që rregullohen me nenin 38 të Kushtetutës.
 

Në pajtim me këtë, BIRK kërkon nga Kryeministri i vendit, respektivisht Ministri i arsimit, që në mënyrë urgjente të bëjë shfuqizimin e paragrafit 1.13 të nenit 4 të udhëzimit administrativ 06/2010 të MASHT dhe nenit 4.1 pika (Vlll) të udhëzimit administrativ 04/2008 të MSHP. Në të kundërtën, BIRK paralajmëron nisjen e procedurës gjyqësore para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si të vetmen mënyrë të mbetur për mbrojtjen institucionale të të drejtave kushtetuese të besimtarëve mysliman. Në mënyrë që të shmanget kjo procedure e panevojshme e realizimit të lirive dhe të drejtave fetare të garantuara me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e vendit, BIRK apelon te Presidenti i vendit, institucioni i Avokatit të Popullit , si dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut të Kosovës që të ushtrojnë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore në këtë drejtim.

Me këtë rast BIRK e rithekson kërkesën e saj për zbatimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat fillore dhe të mesme të vendit në pajtim me standardet evropiane si nevojë urgjente me të cilën do të fuqizohej roli edukativ i sistemit publik shkollor në vend dhe do të parandaloheshin dukuritë shqetësuese negative në mesin e rinisë shkollore siç janë përdorimi i substancave narkotike, dhuna në shkolla, vetëvrasjet, etj. BIRK thekson se nëpërmjet zbatimit të lëndës së edukatës fetare në shkolla do të parandaloheshin edhe format e ndryshme të ekstremizmit fetar si dhe do të fuqizohej kodeksi i vlerave të definuara fetare të popullit të Kosovës që ka siguruar me shekuj tolerancën dhe bashkëpunimin e lakmueshëm ndërfetar si dhe integrimin optimal të vlerave të tij kombëtare dhe fetare.

BIRK mbështet kërkesat e ngjashme të të gjitha subjekteve politike dhe shoqërore të vendit dhe i konsideron ato si kontribut konkret për përparimin e proceseve demokratike në vend. Identiteti fetar Islam i shumicës absolute të popullatës së Kosovës duhet konsideruar nga institucionet e vendit si pasuri e popullit të Kosovës dhe në asnjë mënyrë si pengesë në proceset e shtetëndërtimit të vendit për çka fatkeqësisht ekzistojnë disa indikacione. BIRK do të vazhdojë të jep kontributin e saj për fuqizimin e vlerave etike dhe morale të shoqërisë kosovare; thellimin e tolerancës ndërfetare në vend; shpejtimin e proceseve shtetëndërtuese në vend; si dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.
 
< I mėparshmi   Tjetri >