Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

19:8. Ai tha: “Zoti im, si do tė kemė unė djalė kur gruaja ime ishte qė nuk lind, e unė kam arritur pleqėri tė thellė?”

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 259
numruesi i vizitoreveSot10
numruesi i vizitoreveDje324
numruesi i vizitoreveKėtė javė610
numruesi i vizitoreveKėtė muaj2427
numruesi i vizitoreveGjithsej338075

Lidhje

U dha shfaqja “LYPĖSI MEMEC” Printoni E-mail

DEPARTAMENTI I GRUAS I KRYESISË SË BIK-SË SHËNOI DITËN NDËRKOMBËTARE KUNDËR PUNËS SË FËMIJËVE

U DHA SHFAQJA “LYPËSI MEMEC”

Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës duket se ishte institucioni i vetëm në Kosovë i cili më 12 Qershor shënoi Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve. Për ta bërë këtë zgjodhi një mënyrë paksa të veçantë, atë artistike, duke dhënë për publikun e gjerë shfaqjen e suksesshme teatrale “Lypësi Memec”. U zgjodh kjo shfaqje për faktin se trajton në një mënyrë shumë të veçantë imponimin që u bëhet fëmijëve për të punuar, gjegjësisht për të kërkuar lëmoshë. Po aq edhe për faktin se kishte marrë kritika shumë të mira nga shtypi, mediet, njerëzit e profesionit dhe publiku i gjerë shqiptar në Maqedoni, i cili kishte mbushur teatrot në çdo reprizë.


Sot qindra miliona fëmijëve (vajza e djem) në mbarë botën u shkelen të drejtat e tyre duke qenë të angazhuar në punë  të cilat i privojnë ata në arsimim të përshtatshëm, shëndet, kohë të lirë dhe në liritë e tyre themelore. Më shumë se gjysma e këtyre fëmijëve, janë të ekspozuar ndaj formave të këqija të punës duke punuar në mjedise të rrezikshme, si skllevër, apo në forma tjera të punës së detyrueshme, aktivitete të paligjshme të tilla si trafikimi i drogës dhe ushtrimi i prostitucionit, si dhe përfshirja në konflikte të armatosura.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (anglisht: International Labour Organization (ILO)), për herë të parë filloi ta shënojë Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve në vitin 2002, si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve. Dita, e cila që nga atëherë shënohet çdo vit më 12 qershor, ka për qëllim të shërbejë si një katalizator për lëvizjen në rritje në mbarë botën kundër punës së fëmijëve, të shprehur edhe përmes ratifikimeve të konventave nr. 182 për format e këqija të punësimit të fëmijëve dhe nr. 138 për moshën minimale për punësim.
Punët e të rrituve privojnë fëmijët dhe fëmijërinë e tyre, potencialin dhe dinjitetin e tyre, dhe janë të dëmshme për zhvillimin fizik dhe mendor të tyre.
Jo të gjitha punët e bëra nga fëmijët mund të klasifikohen si punë të të rrituve.  Pjesëmarrja e fëmijëve apo adoleshentëve herëpashere në punë që nuk ndikojnë në shëndetin e tyre dhe zhvillimin personal ose që nuk pengojnë në shkollimin e tyre, në përgjithësi konsiderohet si diçka pozitive.  Kjo përfshin aktivitete të tilla si ndihmesa e prindërve të tyre rreth punëve të shtëpisë, duke ndihmuar në një biznes familjar ose për të fituar para xhepi jashtë orarit të mësimit dhe gjatë pushimeve shkollore. Këto lloj aktivitetesh që ata bëjnë e që kontribuojnë në zhvillimin e fëmijëve dhe të mirëqenies së familjeve të tyre, ndihmojnë gjithashtu në përgatitjen e tyre për të qenë anëtarë produktiv të shoqërisë gjatë jetës së tyre si të rritur.
Punët më ekstreme përfshijnë ato punë që robërojnë fëmijët, i ndajnë nga familjet e tyre, i ekspozojnë ndaj rreziqeve serioze dhe sëmundjeve dhe/apo lënë të qëndrojnë të vetëm në rrugë, shpesh në një moshë shumë të hershme.  Se a janë apo jo forma të veçanta të "punës" varet nga mosha e fëmijës, lloji dhe orët e punës së kryer, kushtet nën të cilat është kryer dhe objektivat e ndjekura nga vende të veçanta.  Përgjigjja ndryshon nga vendi në vend, apo edhe midis trevave brenda një vendi.
Duke marrë parasysh që edhe Kosova e cila synon integrimet euroatlantike ka një numër të konsiderueshëm të fëmijëve që punojnë punë të rriturish u duk më se e nevojshme një shënim i kësaj dite. Duhet të sensibilizohet opinioni, veçanërisht prindërit dhe istitucionet e ndryshme të punojnë në përmirësimin e kësaj gjendjeje.
Aktorët profesionistë në rolet kryesore, Ali Jahiu – Babai,  Naime Azi – Nëna dhe  Bekim Jahiu – Beni (i biri), me anën e kësaj drame tragjikomike në mënyrë të shkëlqyer transmetuan këtë mesazh duke pasqyruar vuajtjet e një numri të konsideureshëm të fëmijëve të cilët fatkeqësisht i përjetojnë edhe sot e kësaj dite. Regjisori Ekrem Xani në një skenë të rregulluar enkas dhe në mënyrë shumë të përshtatshme në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë me këta aktorë të zgjedhur ka arritur t’i japë edhe njëherë jetë tekstit të Zymber Kelmendit duke e kthyer në shfaqje të suksesshme teatrale, tekst i cili pas suksesit të madh teatral është duke u përgatitur për film. Publiku, me lojën e mrekullueshme të aktorëve, gjatë shfaqjes disa herë qau dhe qeshi në të njejtën kohë. Kjo vërtetoi që padyshim kjo qe mënyra më e mirë për sensibilizimin e opinionit rreth kësaj dukurie. 
Arti ka forcë të madhe që i tejkalon mundësitë e politikës. Arti mund të nxisë dhe ndikojë në edukim, mbrojtje dhe në krijim të vlerave. Kjo shfaqje pati ndikim të madh në opinionin publik dhe përmes  dramaturgjisë së lidhur ngusht u shtjellua në mënyrë të detajuar dhe me argumente se pse fëmijët nuk duhet të jëne pjesë e punëve të rënda. Pra, shfaqja “Lypësi Memec” është njëra nga mundësitë më reale që njerëzit të ndjehen përgjegjës dhe të turpëruar nga pozita e tyre në trajtimin e fëmijëve sot.
Departamenti i Gruas së Kryesisë së BIK-së
Hanife Jahiri – Kastrati
Më, 15.06.2010

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

 
< I mėparshmi   Tjetri >