Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

18:76. (Musai) Tha: “Nėse pas kėsaj tė pyes (tė kundėrshtoj) pėr ndonjė gjė, atėherė mos mė lejo tė shoqėroj. Tashmė ndaj meje ke arsyetim (tė mos mė shoqėrosh)!”

U pėrurua xhamia nė Dremen tė Norvegjisė Printoni E-mail

Më 15 dhe 16 maj 2010, në një manifestim solemn në Dremen të Norvegjisë, falë punës dhe aktivitetit të komuniteti shqiptarë, u bë inaugurimi i lokalit  të adaptuar për xhami. Deri tek ky moment u arrit falë punës së palodhshme  të xhematit të xhamisë që  e udhëheq imami Bedri ef. Bashota. Në këtë solemnitet qe i pranishëm edhe kryetari i Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare të Drammenit , Abedin Osmanit, pastaj shumë bashkatdhetarë nga Drammeni dhe rrethina si dhe udhëheqësit e bashkësive të tjera shqiptare nga Oslo, Haldeni dhe Sarpsborgu, etj. Ndërsa më madhështor këtë gëzim e bëri prania e delegacionit të BIK-së, të  kryesuar nga kryeimami Sabri ef. Bajgora, i cilin shoqërohej edhe nga drejtori i  medresesë “Alaudin” Bahri Simnica si dhe ligjëruesi në FSI, mr. Musa Vila.
Fillimisht të pranishmëve iu drejtua, imami Bashota, i cili falënderoj e përshëndeti pjesëmarrësit i cili më pas fjalën ia dha, kryetarin Abedin Osmani, i  cili, ndër të tjera, tha: ”Falënderojmë Zotin e Madh që na ka mundësuar ta blejmë  dhe adaptojmë këtë lokal, i cili  është vendtubim i shqiptarëve për t’u takuar e për të biseduar për të gjitha çështjet më rëndësi për  kombin tonë”.
Në fjalën e tij, kryeimami i Republikës së Kosovës Sabri  ef.Bajgora,  pasi përcolli përshëndetjet  dhe urimet e Myftiut të Republikës së Kosovës – Mr. Naim ef Tërnava, i cili për shkaqe objektive nuk mundi të merrte pjesë në hapjen e kësaj xhamie, tha. “Kjo xhami është një vend i  hajrit  dhe është një sihariq i gëzueshëm për të gjithë ne, që vëllezërit tanë në Diasporë të  kanë një vend ku do të vënë ballin në sexhde, një vend ku do të kenë takime për t’i qarë hallet njëri-tjetrit,për të bashkëbiseduar, për të edukuar fëmijët e tyre, sepse kjo është ajo që Allahu xh.sh. e derdh bekimin e vet  mbi ju  dhe mbi këtë vend duke ja lehtësuar jetesën tuaj  këtu, mirëpo kryesisht  duke ngarkuar në bagazhet tuaja sevape të shumta,  që nesër do të jenë më se të nevojshme  në rrugëtimin tonë të fundit në Ahiret” –
Më tutje kryeimami Bajgora, tha se xhamia  ka luajtur  gjithnjë rolin kryesor në edukimin e  brezave dhe  lum ata që  kanë kontribuar për këtë, ngase Allahu i Madhërishëm u ka premtuar pallate në Xhenet. Kryeimami Bajgora po ashtu siguroi  se për çdo gjë që kanë  nevojë, do të gëzojnë ndihmën e BIK-së.
Ndërkaq Bahri ef. Simnica foli mbi  rolin e imamit në mesin e popullatës, kurse Mr. Musa Vila foli rreth organizimit të bashkësive islame shqiptare në Evropë si nevojë  e ruajtjes së gjuhës, fesë, kulturës dhe traditave  shqiptare. Gëzonte fakti se  në këtë manifestim ishin të pranishëm katër xhamitë shqiptare dhe imamët  e tyre,   të gjithë nga  Kosova.
Vizitë në xhaminë e Sarpsborg
Më pastaj  delegacioni,  i shoqëruar nga drejtuesit e xhamive,  vazhdoi rrugë për qytetin tjetër Sarpsborg, ku gjithashtu Bashkësia Fetare kishte blerë një lokal të  ri. Imami i kësaj  xhamie, Ardian ef.Haliti, pas prezantimit të mysafirëve, i ftoi ata që të falnin iqindinë e më pastaj të  diskutonin për temat me interes për të pranishmit. Pas faljes së iqindisë, në mes xhematit dhe mysafirëve nga Kosova u shkëmbyen disa pyetje e përgjigje, që zgjuan interesimin e tyre,  siç ishin: çështja e kohës së gjatë të ditës gjatë muajit të Ramazanit, pastaj lidhjet e BIK-së me qeverinë,  edukata fetare etj.
Në Oslo dua hatme
Më 16 maj, delegacioni nga Kosova qëndroi  në Qendrën Islamike Kulturore Shqiptare në Oslo, ku  pati  edhe dua hatmeje. Dhe, në fund, ata vizituan xhaminë e re, e cila  me iniciativën e bashkatdhetarëve,  është hapur para  shtat muajsh. Edhe këtu  të tre mysafirët mbajtën nga një ligjërim të shkurtër, shoqëruar me pyetje nga ana e xhemantlinjve, sidomos për sa i përket mbrojtjes së imamëve nga BI-ja si dhe pyetje të tjera. Delegacioni u prit me ngrohtësi në të gjitha  xhamitë dhe premtoi për përkrahje e ndihmë me literaturë dhe me gjithçka është  e mundshme. Mbesim me shpresë që në vizitat  e ardhshme sukseset të  jenë  edhe më të mëdha. Delegacioni vizitoi edhe  xhaminë e pakisatnezëve me dy minare, që është  nga xhamitë më të mëdha në Norvegji.
 
< I mėparshmi   Tjetri >