Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

3:102. O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me sinqeritet tė vėrtetė dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė (besimtarė)!

Nė Prishtinė takohen liderėt fetar islam tė rajonit Printoni E-mail
Prishtinë, 9 maj 2010

 bislame.net

Në Prishtinë, nga 11-13 maj do të mbahet takimi i liderëve fetar islam të rajonit, nikoqire e së cilit është Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë takim pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të bashkësive islame nga rajoni.


Liderët fetar  që do të marrin pjesë në takimin e Prishtinës, të ftuar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu, mr. Naim Tërnava, janë: Prof. dr. Ali Bardakoglu  –  kryetar i DIJANET-it (Bashkësia Islame e Turqisë)  me bashkëpunëtorë, Ing. H. Selim Muça – kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, myftiu Shefko ef. Omerbashiqi – kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë, nga Bosnja dhe Hercegovina do jetë, myftiu i Mostarit, Seid ef. Smajkiqi, Sulejman ef. Rexhepi – reis i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Rifat ef.  Fejziqi – reis i Bashkësisë Islame të Mali të Zi, myftiu dr. Nexhat Grabus – kryetar i Bashkësisë Islame të Sllovenisë, myftiu Musatafa Haxhi Alish -  kryetar i Bashkësisë Islame të Bulgarisë, Ibrahim Sherif – myfti nga Greqia, poashtu edhe Ahmet Mete nga Greqia dhe Murat ef. Jusuf- kryetar i Bashkësisë Islame të Rumanisë. Të gjithë kryesuesit e delegacioneve shoqërohen nga bashkëpunëtorët e tyre.
 
Temat, për të cilat do të bisedojnë liderët fetar islame gjatë qëndrimit në Kosovë janë: bashkëpunimi në mes bashkësive fetareve, roli i fesë në rrethanat aktuale në rajon, bashkëpunimi me bashkësitë tjera fetar, roli i fesë në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës si dhe roli i bashkësive fetare në shoqëritë postkonfiktuoze etj.
Gjatë qëndrimit në Kosovës, liderët fetar islam të rajonit, të martën në mbrëmje, do të priten  nga presidenti i vendit, dr. Fatmir Sejdiu, i cili për ndër të mysafirëve do të kthej edhe darkë pune.
 Ndërsa të mërkurën, pas mbledhjes që do të mbahet në hotelin “Grand”, liderët fetar islam, do të vizitojnë  Kompleksin Memorial në Prekaz, e më pas do të qëndrojnë në qytetin e Prizrenit, ku pos Këshillit të Bashkësisë Islame, do të vizitojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore e fetare, ndërsa në mbrëmje do të marrin pjesë në një program me karakter fetarë.
Të enjten, paradite liderët fetar islame do të vizitojnë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
 
< I mėparshmi   Tjetri >