Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

33:60. Po nėse hipokritėt dhe ata qė kanė zemra tė sėmura, dhe ata qė pėrhapin gėnjeshtra nė Medine, nuk ndalen, Ne do tė bėjmė qė ti tė dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do tė jenė fqinj me ty nė tė, vetėm njė kohė tė shkurtėr.

Myftiu Tėrnava priti ambasadorin e Emirateve tė Bashkuara Arabe Rashed Al-Mualla Printoni E-mail
Prishtinë, 28 prill 2010

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot Khalid Khalifa A. Rashed Al-Mualla, ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Turqi, jorezident për Kosovë.
Në takim Myftiu Tërnava pasi ka falënderuar ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihëm që ka dhënë qeveria e këtij vendi për Kosovën si para, gjatë dhe pas lutës, vlerësoi lart rëndësinë që ka njohja e Republikës së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe përkrahjen që po jep ky vend për Kosovën në Konferencën Islamike për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën.
“Kosova dhe populli i saj nuk e harron përkrahjen, ndihmën dhe kujdesin e Emirateve për ne. Për këtë, ne u jemi mirënjohës, dhe presim që edhe në të ardhmen te kemi përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe ”- tha myftiu Tërnava.

Ambasadori Khalid Khalifa A. Rashed AL Mulla, tha se Emiratet me vëmendje përcjellin zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë së vendit të tij që të bashkëpunoj me Kosovën, sidomos në fushën ekonomike, atë  kulturore,  arsimore e fetare.
Në takim qe i pranishëm edhe dr. Rexhep Boja- i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Arabinë Saudite.
 
< I mėparshmi   Tjetri >