Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

67:19. A nuk i shikuan ata shpezėt pėrmbi ta krahėhapur dhe kur krahėt i palojnė, ato nuk i mban kush nė ajėr pos Fuqiplotit. Ai ėshtė qė ēdo send e sheh dhe e di.

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 258
numruesi i vizitoreveSot294
numruesi i vizitoreveDje409
numruesi i vizitoreveKėtė javė2079
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1423
numruesi i vizitoreveGjithsej337070

Lidhje

Nga vizita e delegacionet tė Kuvendit tė BIK nė Turqi Printoni E-mail

Me ftesën e organizatës fetare të Turqisë DIYANET një delegacion i Kuvendit të BIK-së  i përbërë prej 11 vetave po qëndron në vizitë tri ditore në kryeqytetin e Turqisë Ankara ku po zhvillon takime me institucionet më të larta fetare organizative administrative dhe edukative të këtij vendi.

Delegacioni i Kuvendit të BIK-së, në krye me Dr. Xhabir Hamitin u prit nga kryetari i DIYAJNET-it të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Ali Bardakoglu dhe nga zëvendësi i tij Prof. dr. Mehmet Gurmez si dhe nga bashkëpunëtor të tjerë. Kryetari Bardakoglu në shenjë respekti për mysafirët shtrojë drekë solemne. 

Takimet po rrjedhin në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Delegacioni i Kuvendit të BIK-së autoriteteve më të larta fetare të Turqisë po ju shpreh falënderimet më të thella edhe në emër    qytetarëve të Kosovës  për  përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep ky vend Kosovës, si në rrafshin politik dhe në atë diplomatik.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave në fushën e organizimit të jetës fetare , të formave dhe të mënyrave të qasjes  ndaj nevojave të  besimtarëve  të besimit Islam , për faktin se  kjo organizatë  që nga themelimi i sajë e deri më sot , në këtë drejtim  është treguar  shumë e suksesshme, e cila edhe tani po vazhdon të ndjek  rrugën mesatare të interpretimit të burimeve fondamentale të Islamit: Kuranit dhe Synetit.

Delegacioni u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, z. Bekim Sejdiu.

 
< I mėparshmi   Tjetri >