Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

102:5. Jo, pse, sikur ta dinit me njė dije tė sigurt (nuk do tė bėnit ashtu).

Myftiu Tėrnava priti Avokatin e popullit Sami Kurteshi Printoni E-mail
Prishtinë, 30 mars 2010


Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot Avokatin e popullit Sami Kurteshin, me të cilin bisedoj për sfidat e shoqërisë kosovare në përgjithësi e në këtë rast për sfidat që ka Bashkësia Islame , punonjësit e saj e posaçërisht besimtarët.
Myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame angazhohet që në Kosovë të respektohen vlerat pozitive të komuniteteve që jetojnë e veprojë në Kosovë.

 

Myftiu më tutje tha “Koha e mendimeve uniformë, sistemit monist i ngritur mbi një ideologji ka perënduar dhe tani duhet krijuar mundësi për një shoqëri të ngritur mbi bazë të kushtetutshmërisë e ligjshmërisë”.
Myftiu tha se edhe dy vjet pasi që Kosova ka miratuar kushtetutën e saj, ka individ  në institucione publike që marrin drejtësinë në dorë dhe atë e interpretojnë  sipas bindjeve të tyre, pa qa fare kokën që shkelin mbi të drejtat themelore të njeriut të garantuara me konventa ndërkombëtare, madje pa qa fare kokën që shkelin mbi kushtetutën e vendit .
Myftiu me këtë rast përmendi rastin e ndalimit të vijimit të shkollimit të vajzës nga Vitia, myftiu gjithashtu  shprehu shqetësimin se femrave me mbulesë, përpos që diskriminohen në të drejtën e tyre në shkollim, ato diskriminohen edhe në punësim dhe këtë nga institucionet publike.
Myftiu avokatin e popullit e njohu edhe me mos zgjidhjen e pozitës juridike të bashkësive fetare, si dhe e njohu edhe me iniciativën e BIK për futjen e lëndës së edukatës fetare në sistemin e rregullt të arsimit.
Avokati i populli, Sami Kurteshi, tha se ai dhe institucioni që e drejton ai është në dijeni për shqetësimet që ka Bashkësia Islame, dhe u shpreh se ai do të angazhohet që në Kosovë mos të ketë shkelje apo mohim të të drejtave të njeriut dhe të respektohen ligjet në fuqi. Avokati i popullit, Sami Kurteshi tha se për ne si shoqëri tani e tutje nuk do të duhej të ketë tema tabu, ai më tutje tha e drejta e arsimimit, e drejta e punësimit, dhe e drejta e shpërfaqjes së besimit janë që nga karta e të drejtave të njeriut, si dhe me Kushtetutën e Kosovës.

 
< I mėparshmi   Tjetri >