| Myftiu Tėrnava takoi Xhezair Muratin |
|
|
|
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në vazhdën e takimeve që po bënë me subjektetet politike për t’i njohur me iniciativën e Bashkësisë Islame të Kosovës për futjen e lëndës së Edukatës fetare në sistemin e rregullt të arsimit të Kosovës, sot takoi kryetarin e koalicionin “Vakat” z. Xhezair Murati. Myftiu Tërnava pasi e njohu kryetarin e “Vakatit”, z. Xhezair Muratin, me riaktualizimin e iniciativës së BIK për futjen e lëndës së edukatës fetar në shkollat publike të Kosovës, kërkoj nga ai që “Vakati” dhe grupi parlamentar 7plus, të përkrahin iniciativën e BIK në Kuvendin e Kosovës. Myftiu tha se është koha që edhe nxënësit tanë të marrin njohuri elementare për fenë që i përkasin në shkollat publike. Xhezair Murati –kryetari i koalicionit “Vakat” dhe shef i grupit parlamentar 7 plus, pasi falënderoj Myftiun për vizitën tha se ndihet mirë që sot takohen më iniciativën e Myftiut. Ai më tutja tha se shumica boshnjake, “Vakati” dhe grupi parlamentar 7 plus do të përkrahin iniciativën e BIK për futjen e edukatës fetare në sistemin e rregullt të arsimit. Z. Murati tha se “Vakat” dhe grupi parlamentar 7 plus, do të jetë përkrah BIK edhe në procedurat parlamentare që kjo çështja të procedohet sa më parë në Kuvendin e Kosovës. Myftiu u tha bashkëbisedueseve se për këtë iniciativë BIK ka përgatit një elaborat dhe strategji të veprimit. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që edukata fetare në sistemin e rregullt të arsimit është tashmë një nevojë e kohës. Në takim Myftiu u shoqëruar nga kryeimami, Sabri Bajgora dhe shefi i kabinet, Ejup Ramadani, ndërsa Xhezair Murait nga Raif Elezi, dhe Qamil Smajli. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|