|
Myftiu Tėrnava nė takim me kryetarin e KDTP Mahir Jakxhillar |
|
|
|
Mësimi i edukatës fetare në shkolla është një e drejtë elementare që duhet mundësuar edhe nxënësve tanë
 Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Jakxhilar me të cilin bisedoj për iniciativën e Bashkësisë Islame për fundjen e lëndës së edukatës fetare në sistemin e rregull publik të arsimit fillor dhe atë të mesëm.
Myftiu Tërnava tha se është nevojë e kohës që edhe fëmijët tanë, të marrin njohuritë themelor për fenë në kuadër të arsimit të rregull. “Mësimi i edukatës fetare në shkolla është një e drejtë elementare që duhet mundësuar edhe nxënësve tanë, që të mësojnë për mësimet tradicionale të feve tek ne”- tha myftiu Tërnava. Myftiu kërkoj nga Jakxhillari që të mbështes iniciativën e BIK, që kërkesa për edukatën fetare të marrë udhën e duhur. Kryetari Jagxhiral në bisedë me Myftiun u shpreh se partia e tij do e përkrah këtë nismë të BIK. |