Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

18:93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti njė popull qė thuajse nuk kuptonte asnjė gjuhė (pėrveē gjuhės sė vet).

Manifestim nė Gjilan Printoni E-mail
bislame.net
Departamenti për Gra e Kryesisë së  BIK-së në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Familja Kosovare” organizuan manifestimin e radhës në qytetin e bukur të Gjilanit.
Manifestimi u mbajt në Sallën e Kulturës, ku te pranishme ishin përfaqësuese të institucioneve të ndryshme.
Në emër të Departamentit për Gra të Kryesisë së BIK-së të pranishmet i përshëndeti Hanife Jahiri, ku me pas prezantoi temën: ”Roli dhe Pozita e gruas në Islam”.  Ajo ndër të tjera theksoi: ” Femra ka pasur dhe do të ketë një pozitë të rëndësishme dhe një trajtim të veçantë në Islam. Ajo konsiderohet si shtyllë e familjes dhe si një faktor i rëndësishëm në krijimin e një shoqërie të shëndoshë. Pozita e gruas në islam është ngritur në shkallët më të larta të papara dhe të paqena në shoqëritë e mëparshme, duke lidhur ngushtë përkushtimin, respektin ndaj saj.”
Pastaj, në emër të Shoqatës Kulturore Familja Kosovare”, me seli në Prizren, të pranishmet i përshëndeti Ardiana Alishani, ku më pas prezantoi temën: ” Muhamedi a.s”
Pastaj, u prezantua programi i përgatitur nga Shoqata Kulturore “Familja”,e që ishte një program mjaft i pasur kulturor.
Dhe në fund, monologun për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s, e prezantoi Bardha Kçiku nga Departamenti për Gra.
 
< I mėparshmi   Tjetri >