Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

21:47. Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės.

Nė Ankara Printoni E-mail

Myftiu Tërnava u prit nga ministri i jashtëm turk Ahmet Davutogluo

Myftiu i Kosovës, Mr.  Naim Tërnava më 08 mars 2010, në Ankara u prit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë nga kryediplomati turk, Ahmed Davutogluo, i cili Myftiut i rezervoi një pritje të ngrohtë e miqësore.
Në takim me ministrin Davutogluo,  Myftiu Tërnava pasi çmoj lartë rolin dhe kontributin e Turqisë për Kosovën, falënderoj ministrin Ahemet Davutoglu për përkrahjen dhe mbështetjen e diplomacisë turke në organizmat ndërkombëtar për Kosovën.


Myftiu Tërnava kërkoj nga ministri Davutogluo, që diplomacia turke të përdor ndikimin e saj tek shtetet e Konferencës Islamike për të lobuar për Kosovën, sidomos tek ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën që një gjë të tillë ta bëjnë sa më parë.
Myftiu Tërnava në takim me ministrin Davutogluo u shpreh se disa shtete  si rezultat i shumë faktorëve kanë rënë pre e propagandës së egër serbe të udhëhequr nga Jeremiqi, përballë një realiteti krejt ndryshe që është në Kosovë.
Ministri turk Davutogluo u shpreh se Ankaraja zyrtare në tërësi, e Ministria që e drejton ai në veçanti, si edhe deri tash, do të jetë një ndër përkrahësit  dhe mbështetësit e pa rezervë të  Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Mbështetja jonë për Kosovën do jetë e vazhdueshme derisa  Kosova të jetë pjesë e të gjithë organizmave ndërkombëtar” –tha ministri turk i punëve të jashtme.
Gjatë qëndrimit në Ankara, Myfti takoi edhe kryetarin e DIJANET-it, dr. Ali Baradakogllu me bashkëpunëtorë, pastaj Tajar Artikullac - kryetar i Sektorit të vakëfeve të DIJANET-it të Turqisë, si dhe Drejtorin e përgjithshëm të TIKA-së.
 
< I mėparshmi   Tjetri >