Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

11:57. Nėse kundėrshtoni, unė ju kumtova atė me tė cilėn jamė dėrguar te ju. Zoti im do t’ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, Atij nuk mund t’i bėni kurrfarė dėmi. Vėrtet, Zoti im ėshtė pėrcjellės i ēdo sendi”.

Manifestim Printoni E-mail

Image

“A mjafton vetem 8 Marsi?”
Ishte motoja e manifestimit të organizuar nga Deparatamenti për Gra e Kryesisë së  Bashkësisë Islame të Kosovës për nder të nënës.
Programi u mbajt më 08.03.2010 nga ora 16:00-18:00 në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, ku të ftuara ishin përfaqësuese të institucioneve të ndryshme.


Ne emër të Departamenti për Gra të Kryesisë së BIK-së të pranishmet i përshendeti Hanife Jahiri, e cila tregoi se punën që ka bërë dhe bënë Departamenti i Grave është që t’i shpalos vlerat e gruas në Kosovë.
Pastaj të pranishmeve ju drejtua ligjëruesja nga Shqipëria Suela Dibra, e cila është njëra ndër themelueset e këtij Departamenti, ku prezantoi festen e 8 Marsit nga prespektiva Islame.
Ajo ndër të tjera theksoi se : “ është vetëm një ditë e vetme ku  nënat dhe femrat respektohen dhe tregohet respekt ndaj tyre, sikur të ishte çdo ditë e vitit 8 Mars, atëherë Islami do ta priste krahëhapur festimin e një rasti të tillë”.
Pastaj, për të pranishmet kori i nxënëseve së Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë prezantuan një program mjaft të pasur kulturor: ilahi, monolog, poezi të shkruara nga vetë nxënëset…etj.
Qëllimi i këtij organizimi ishte që të tregojmë vlerën, të drejtat dhe pozitat që islami i ka dhënë Gruas. Këtë më së miri e tregojnë ajetet e ndryshme nga Kur`ani famëlart dhe hadithe të ndryshme e të shumta nga i Dërguari i Allahut a.s.

“Xhenneti është nën këmbët e nënës”

 “Gëzimi më i mirë i kësaj bote është një grua e mirë”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >