Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

26:110. Pra (edhe njė herė Ju them) frikėsohuni prej All-llahut e mė dėgjoni mua!

Manifestim Printoni E-mail
Deparatamenti për Gra i Kryesisë së BIK-së organizoi manifestimin për nder të datëlindjes së njeriut më të dashur të Allahut, Muhamedit a.s.
Programi u mbajt në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë manifestim mysafire të ftuara ishin studentet e FSI dhe nxënëset e Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë. Motoja e këtij programi ishte ”Muhamedi shembulli i njërëzimit”, ku me pas u shtjellua gjerësisht nga Prof: Azemine Kukaj-Kajoshi.

Për të pranishmet u organizuan edhe lojra shpërblyese, sfida të ndryshme, të cilat duhej t'i kalonin për të arritur deri tek shpërblimi, e që ishin: leximi i ajetve kur`nore, thënie nga i Dërguari i Allahut, ilahi etj, ku u krijua për fund një atmosfer e këndshme për të pranishmet.
Qëllimi i këtij programi ishte që të përkujtonin figurën më të dashur, Profetin tonë-Muhamedin a.s, dhe të lusim Allahun e madhëruar që të jemi prej atyre që e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit. Ky program është në vazhdën e ciklit të ligjeratave dyjavore që organizon DG. Programi i radhës mbahet më 8 mars në Sallën e Kuqe duke filluar prej ores 16:00 – 18:00.
    
                   ”Padyshim ju në Të dërguarin e Zotit keni shembullin më të mirë”

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

 
< I mėparshmi   Tjetri >