Deparatamenti për Gra i Kryesisë së BIK-së organizoi manifestimin për nder të datëlindjes së njeriut më të dashur të Allahut, Muhamedit a.s. Programi u mbajt në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë manifestim mysafire të ftuara ishin studentet e FSI dhe nxënëset e Medresesë së Mesme “Alaudin” në Prishtinë. Motoja e këtij programi ishte ”Muhamedi shembulli i njërëzimit”, ku me pas u shtjellua gjerësisht nga Prof: Azemine Kukaj-Kajoshi.
Për të pranishmet u organizuan edhe lojra shpërblyese, sfida të ndryshme, të cilat duhej t'i kalonin për të arritur deri tek shpërblimi, e që ishin: leximi i ajetve kur`nore, thënie nga i Dërguari i Allahut, ilahi etj, ku u krijua për fund një atmosfer e këndshme për të pranishmet. Qëllimi i këtij programi ishte që të përkujtonin figurën më të dashur, Profetin tonë-Muhamedin a.s, dhe të lusim Allahun e madhëruar që të jemi prej atyre që e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit. Ky program është në vazhdën e ciklit të ligjeratave dyjavore që organizon DG. Programi i radhës mbahet më 8 mars në Sallën e Kuqe duke filluar prej ores 16:00 – 18:00. ”Padyshim ju në Të dërguarin e Zotit keni shembullin më të mirë”
|