![]() | Sot | 251 |
![]() | Dje | 409 |
![]() | Kėtė javė | 2036 |
![]() | Kėtė muaj | 1380 |
![]() | Gjithsej | 337027 |
| Myftiu Tėrnava nė Kajro |
|
|
|
Prishtinë, 23 shkurt 2010
Në seancën e sotme të paradites, Myftiu Tërnava mbajti kumtesën “Kosova nëpër kohë”, ku dha një histori të Kosovës. Myftiu Tërnava pasi foli për peripecitë që ka kaluar Kosova në 100 vjetet e fundit, ku vuri ne pah dhunënë egër serbe. Gjithashtu Myftiu foli edhe për luftërat dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për mëvetësi. Në fjalën e tij Myftiu më shumë u përqendruar në 10 vjet e fundit liri, e posaçërisht në këto dy vite shtet e pavarësi, ku vuri në pah arritjet në fushën e shtetndërtimit. Myftiu tha se pavarësia e Kosovës ka stabilizuar rajonin e Ballkanit. Në fjalën e tij, ai të pranishmeve u bëri thirrje që të ndikojnë te qeveritë e atyre vendeve që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë. Gjatë qëndrimit në Kajro, Myftiu pati edhe një numër intervista në Tv egjiptiane, në të cilat foli për arritjet e Kosovës dhe u bëri thirrje autoriteteve të Egjiptit që të njohin Kosovën. Myftiu Tërnava nesër nga Kajro do të shkoj për vizitë në Libi. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|