|
Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava vizitoi komunėn e Klinės |
|
|
 Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, vizitoj Kuvendin Komunal të Klinës, ku u prit nga kryetari i Komunës, z. Sokol Bashota. Myftiu Tërnava, fillimisht e uroj kryetarin për rizgjedhjen në krye të komunës së Klinës dhe njëherësh i uroj suksese në misionin e tij në krye të komunës në 4 vjet e ardhshme.
Kryetari i Komunës, z. Solon Bashota tha se ndihet i privilegjuar që pret myftiun. Ai më tutje e njohu Myftiun edhe me planet dhe projektet zhvillimore që ka për katër vjet në krye të komunës së Klinës. Kryetari Bashota në fjalën e tij vlerësoj rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame, për se ai u shpreh: ”Roli i Bashkësisë Islame është i pakontestueshëm në kohë dhe në sfidat e kohës”. Kryetari Bashota u ndal edhe tek bashkëpunimi që ka ai me komunitetet fetare në Klinë, për se tha: “Klina ka specifikat të veçanta dhe shquhet për një tolerancë të mirëfilltë ndërfetare që është për t’u admiruar dhe që njëkohësisht na e mundëson edhe si ekzekutiv të qeverisim më lehtë. Prandaj, komuna ka vendosur që të ndajë mjete për renovimin e xhamisë dhe kishës në këtë komunë” po ashtu në bashkëpunim me komunitetet fetare kemi ndarë edhe lokacionin për varrezat e qytezës së Klinës. Kryetari Bashota tha se me Këshillin e Bashkësisë Islame të Klinës, kemi kontakte të vazhdueshme, dhe bashkërisht me ta do të përpiqemi që të përmisojmë infrastrukturën e objekteve fetare, krejt kjo për dobi të besimtarëve e qytetarëve të Klinës Myftiu Tërnava, përgëzoi kryetarin Bashota për bashkëpunimin me komunitetet fetare: Kujdesi i juaj ndaj komuniteteve fetare, është kujdes i drejtpërdrejt ndaj qytetarëve të këtij lokaliteti, andaj unë u përgëzoj për bashkëpunim e mirë që keni me komunitetit fetare dhe puna juaj duhet që të jetë shembull edhe për të tjerët. Ndërsa duke folur për tolerancën e mirëkuptimin ndërfetar, myftiu tha se populli ynë tashmë njihet si kultivues i tolerancës e mirëkuptimit ndërkombëtar. Ne kurrë nuk kemi pas konflikt me bazë ndërfetare megjithëqë u takojmë tri besimeve. Këtë vlerë e traditë pozitive duhet kultivuar si shembull të mirë edhe në të ardhmen. Në takim qe i pranishëm edhe kryetari i Këshilli të Bashkësisë Islame të Klinës, Kadri Berisha. Gjatë qëndrimit në Klinë, Myftiu Tërnava vizitoj edhe Këshillin e Bashkësisë Islame, ku pos strukturave udhëheqëse të këshillit takoi edhe imamët me të cilit bisedoj për gjendjen në këtë Këshill. |