Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

11:46. (Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (pėr tė cilėn tė premtova se do t’i shpėtoj), ai ishte punėkeq, e ti mos mė kėrko Mua atė qė nuk di, Unė tė kėshilloj qė tė mos bėhesh nga injorantėt!”

Deklaratė pėr shtyp Printoni E-mail
Prishtinë, 23 janar 2010

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e sotme (23 janar 2010), të mbajtur në Prishtinë, përpos tjerash debatoi edhe për rastin e fundit të sulmit fizik ndaj imamit të xhamisë Hamit ef. Kamberin, duke e konsideruar si akt qyqar e tinëzar për më tepër kur ai ndodh në xhaminë e tij pas faljes së namazit. Kuvendi e konsideron sulmin akt shumë shqetësues për ne, në rend të parë si institucion, por edhe  për gjithë opinionin  tonë të gjerë.
Kuvendi në cilësinë e organit më të lartë të BIK-së edhe njëherë apelon dhe kërkon nga organet e rendit, që aktet e tilla të individëve dhe grupeve, të cilat kohë pas kohe po sulmojnë dhe po ngritin dorë mbi zyrtar legjitim të BIK-së, ditën dhe natën, të maskuar dhe të pa maskuar,  të ndërpriten dhe të parandalohen sa më parë, kurse fajtorët të vihen para drejtësisë.

Sulmet të cilat u bëhen njerëzve të fesë në emër të fesë janë më shumë se sulm dhe ogurzi për vendin dhe shoqërinë tonë!
 
< I mėparshmi