| Xhemati i Kosovės aksion pėr tė ndihmuar zonat e pėrmbytura nė Shqipėri |
|
|
Prishtinë, 15 janar 2010![]() Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës- Xhemati i Kosovës aksion për të ndihmuar zonat e përmbytura në Shqipëri Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë u grumbulluan mjete financiare për ndihmë zonave të përmbytura në Shqipërinë e Veriut. Aksioni i sotëm u bë me organizmin e Kryesisë së BIK. Me qëllim të sensibilizimit të xhematit, imamët në ligjërimet e tyre për temë patën solidaritetin, e në këtë rast solidaritetin me vëllazëritë tanë në Veriun e Shqipërisë, të cilët po kalojnë në një situatë të vështirë si pasoj e përmbytjeve që kanë përfshirë Shkodrën dhe komunat përreth. Në ditën në vazhdim do të behët e ditur shuma e grumbulluar sot nga xhematlinjtë e Kosovës për vëllazëritë e tyre nga Veriu i Shqipërisë. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|