Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

48:11. Ata beduinė qė mbetėn pas (nuk erdhėn me ty) do tė thonė: “Neve na penguan pasuritė tona dhe familjet tona, andaj ti kėrko falje pėr ne!” Ata flasin me gjuhėt e veta atė qė nuk e kanė nė zemrat e tyre. Thuaj: “Kush mund ta pengojė dėshirėn e All-llahut, nėse Ai dėshiron t’ju pėrfshijė juve ndonjė dėm, ose nėse Ai dėshiron t’ju gjejė ndonjė e mirė?” Jo, por All-llahu hollėsisht di pėr atė qė punoni ju.

Radioja online e Bashkėsisė Islame

Radio

Program pėr master

Master
Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011

Numri i ri

Nr 258
numruesi i vizitoreveSot293
numruesi i vizitoreveDje409
numruesi i vizitoreveKėtė javė2078
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1422
numruesi i vizitoreveGjithsej337069

Lidhje

Ambasadori i Mbretėrisė sė Arabisė Saudite nė takim me Myftiun Tėrnava Printoni E-mail
Prishtinë, 22 dhjetor 2009

Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudit, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim në takim me Myftiun Tërnava:
Mbretëria e Arabisë do të jetë në përkrahje të plotë të Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare

Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, të cilin Myftiu e falënderoj për përkrahjen që ka dhënë Mbretëria e Arabisë Saudite për Kosovën.

“Zotni ambasador populli ynë është mirënjohës dhe falënderues ndaj Mbretërisë tuaj për pranimin e pavarësisë së shtetit tonë, gjithashtu ju falënderojmë edhe për dëshminë që bëri Mbretëria juaj në favor të Kosovës para pak ditësh në GJND në Hagë, si dhe për kontributin që po jep diplomacia saudite në institucionet ndërkombëtare në përkrahje të Kosovës.


Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim tha se ndihet i privilegjuar është që për të parën herë për vizitë zyrtare në Kosovën e lirë e të pranuar ndërkombëtarisht. Ndërsa më tutje tha “Mbretëria e Arabisë do të jetë në përkrahje të plotë të Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare”. Gjithashtu ambasadori tha se Arabia Saudite do të vazhdoj që të përdor ndikimin e saj dhe të loboj në Konferencën Islamike dhe ne Ligën Arabe tek ato shtete që ende se kan njohur Kosovën, që një gjë të tillë ta bëjnë sa më parë.
Ambasadori saudit në takim me Myftiun u interesua edhe për  gjendjen dhe rrjedhat e Bashkësisë Islame.
Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, tani është emëruar ambasador jorezident edhe për Kosovë.

 
< I mėparshmi   Tjetri >