| Urimi i Myftiut tė Kosovės, Mr. Naim Tėrnava me rastin e Kurban-Bajramit |
|
|
|
Prishtinë, 26 nëntor 2009 Të nderuar vëllezër dhe motra! Në festen e Kurban - Bajramit njeriu është edhe më afër Zotit, ndaj kush dëshiron të arrijë kënaqësinë e Zotit, duhet mishëruar obligimin me zbatimin e urdhrave të Zotit,me moralin e pranueshëm te Zoti i cili reflektohet nëpërmjet mëshirës, dhembshurisë, drejtësisë,përkushtimit, ndershmërisë faljes, sakrificës e durimit etj. Ndaj me të drejt besimtarit i takon të përpiqet të kryej vepra të mira duke rrezatuar mirësi mes njerëzve. Allahu xh sh .thotë: “Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmeve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqinjit të afërt, ndaj fqinjit të largët, ndaj shokut pran vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.” En-nisa-36 Kjo bindje e përkushtuar në këtë ditë feste, shton dhe forcon edhe më shumë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit,bamirësisë e mbi të gjitha arrin qëllimin e devotshmërisë ndaj krijuesit Fuqiplotë. Festen e Kurban - Bajramit duhet kuptuar drejt e mirë ,ngase ajo në vete ngërthen vlera e adhurime të cilat ushqejnë shpirtin, pastrojnë zemrën tek besimtari, dhe e përgatisin atë për një bashkëpunim me njëri tjetrin në bamirësi e mëshirë e jo urrejtje e armiqësi. Me kryerjen e Haxhit dhe prerjen e Kurbanit besimtarët dëshirojnë të jenë të përkushtuar ndaj vullnetit të Krijuesit dhe shfaqin dashurin dhe nevojën e tyre ndaj Zotit. Allahu xh. sh. thotë “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun…” Vëllezër e motra!
|
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|