| Telegramngushėllimi |
|
|
|
Prishtinë, 26 tetor 2009 Telegramngushëllimi Të nderuar familjarë! Në këto momente të rënda për ju, ne ndajmë dhembjen me ju për humbjen e bijve dhe bijave më të mira të cilët në kërkim të një jete më të mirë, pësuan një tragjedi, që do të mbetet gjatë në kujtesën e populli tonë. Për Ju të nderuar familjarë e lusim të madhin Zot që tu jap forcë e durim në përballimin e dhimbjes për humbjen e më të dashurve tuaj. Gjithashtu, ne lutemi dhe shpresojmë që kjo të jetë tragjedia e fundit, kur pjesëtarët e popullit tonë lënë vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë dhe pësojnë tragjedi të tilla. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, kërkon nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovë dhe nga faktorët ndërkombëtarë që të bëjnë gjithçka që është e mundur që sa më parë të gjinden kufomat e viktimave, të identifikohen dhe të sillen në atdhe. Gjithashtu, inkurajomë institucionet që të angazhohen pa kompromis në kapjen e trafikantëve që shkaktuan këtë tragjedi. Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|