Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

11:7. Ai ėshtė i cili krijoi qiejt e tokėn brenda gjashtė ditėve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenė (mė parė) mbi ujė, qė t’ju sprovojė, se cili prej jush ėshtė mė vepėrmirė. Nėse ti u thua: “Ju do tė ringjalleni pas vdekjes!”, ata qė nuk besuan thonė: “Kjo (ēka na thua) nuk ėshtė tjetėr vetėm se magji e hapur”.

Myftiu Tėrnava priti zėvendėsministrin e vakėfeve tė Arabisė Saudite Printoni E-mail
Prishtinë, 25 tetor 2009

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët priti sot, në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, zëvendësministrin e Vakëfeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, z. Abdulaziz bin Abdullah al- Ammar, i cili në kuadër të vizitës që u bëri disa vendeve të rajonit, sot qëndroj për një vizitë të shkurtër edhe në Kosovë.
Myftiu Tërnava pasi që falënderoj zëvendësministrin për kontributin e Mbretërisë saudite për Kosovën, tha se populli i Kosovës pret që Arabia Saudite të jetë në përkrahje të Kosovës, sidomos, presim një rol më të madh të Mbretërisë suaj në kuadër të Konferencës Islamike dhe Ligës Arabe për të ndikuar tek shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që këtë ta bëjnë sa më parë.
Myftiu Tërnava, gjithashtu, e njohu zëvendësministrin edhe me arritjen e Kosovës në fushën e shtetndërtimit që nga pavarësia e këndej.
Myftiu mysafirin e larët nga Arabia Saudite e njohu edhe me punën, arritjet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Zëvendëministri Abdul Aziz bin Abdullah al Ammar tha se është i befasuar për të mirë me arritjet që ka bërë Kosova. Al- Ammar tha se Mbretëria saudite do të jetë në krah të Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ai po ashtu tha se Ministria e Vakëfit do të ndihmoj Bashkësinë Islame të Kosovës në ndërtimin e një infrastrukture bashkëkohore, sidomos në krijimin e vakëve të reja.
 
< I mėparshmi   Tjetri >