Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

56:16. Tė mbėshtetur nė to pėrballė njėri-tjetrit.

Ambasadori amerikan nė Prishtinė, Kristofer Dell shtroi iftar pėr Myftiun Tėrnava Printoni E-mail

Mbrëmë, më 18 shtator, në Villa “Gërmia” në Prishtinë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristrofer Dell shtroi iftar për myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij. Është ky tashmë, iftar tradicional që misioni diplomatik amerikan shtron për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës. Duke i përshëndetur të pranishmit, ambasadori amerikan Kristofer Dell falënderoj udhëheqësit më të lartë të BIK për pjesëmarrje në iftarin e gjashtë tashmë tradicional të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ambasadori Kritofer Dell tha se gjatë vitit të kaluar, Ambasada amerikane dhe BIK kanë vazhduar bashkëpunimin me shumë projekt të rëndësishme. Për gjashtë vite me radhë, një mësuese e gjuhës angleze vazhdon që të ligjëroj anglishten në Medresenë e Prishtinës.
Ne jemi të kënaqur që ndihmojmë në këtë program i cili do ti ndihmojë të rinjtë kosovar të garojnë më efektshëm në ekonomin globale.
Më tutje ambasadori përmendi edhe vizitën e 10 përfaqësuesve të BIK në SHBA për se ai tha në janar të vitit të shkuar 10 anëtarë të BIK kanë pasur rastin që ta vizitojnë SHBA- në me ftesë të Stejtdepartmenit . Burrat dhe gratë pjesëmarrës në këtë program ka pasur rastin të takojnë anëtarë të komuniteti mysliman në Amerikë dhe të jenë informuar nga dora e parë për multietnicitetin dhe diversitetinë e shoqërisë amerikane.
Ambasadori përmendi edhe deversitetin që eksiton në dy vendet SHBA e Kosovë për se u shpreh, Myfti, deversiteti është një pasuri e dy vendeve tona. Ne amerikanët fuqishëm e mbrojmë lirinë e fesë në amendamentin e parë të kushtetues amerikane. Kushtetuta e juaj i garanton që çdo person në Kosovë ka të drejtë të praktikoj fenë e tij”.
Myftiu u Kosovës, mr. Naim Tërnava në fjalën e tij, pasi ka falënderuar ambasadorin për shuarjen e iftarit ndër të tjerat tha:
Populli shqiptar, si dhe çdo popull në botë, pati edhe shumë tradita të  mira të cilat koha vetëm sa i stolisi dhe i kaliti në histori.

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

Kur jemi tubua sot në një iftar kaq të ngrohtë e miqësore, nuk munde e te mos e përmende mirënjohjen gjithë popullore që kosovaret kanë për popullin amerikan “Ata na ndihmuan kur ne ishim në rrezikun më të madh historik” është kjo ndjenje e cila shoqëron te gjithë.
Më tutej Myftiu duke iu drejtuar ambasadorit tha: “z. Ambasador ju erdhët ne Kosovë për herë të dyte dhe me këtë nderuat Kosovën dhe popullin e saj. Erdhët ne Kosovën e pavarur me familjen tuaj. Shumë misione diplomatike deri vonë Kosovën e konsideronin si “non family mission”. Ndërsa ju na nderuat shumë me këtë gjest duke dërgua anë e kënde botës një mesazh se Kosova ngadalë po fillon t’i ngjaj një shteti Sovran e të lire si gjithë shtetet e tjera.
Me kujtohet edhe iftari i parë i organizuar nga zyra amerikane, për nder të BIK.  Shumë kush e shikoi atë gjest si te pa kuptueshëm dhe si gjest pa shpjegim. Sot ajo nisme e juaj e para më së dhjetë viteve, jo vetëm qe është prit shumë mirë nga BIK dhe populli i Kosovës por thjesht është shndërrua  në një traditë të mirë të këtij vendi”.
Myftiu foli edhe për projekte e realizuat bashkaritë deri tash, si dhe gatishmëri e BIK që të vazhdoj edhe më tutje me projekte të reja, për këtë ai u shpreh, “Projektet e përbashkëta dhe vizitat e ndërsjella në mes të BIK dhe Ambasadës amerikane  këto janë bërë traditë. Ne do të jemi këmbëngulës që kjo traditë e mirë të vazhdoj. Do te jemi shumë të hapur që çdo iniciativë tuajën,  z. ambasador ta përkrahim. Ashtu siç jemi të bindur që çdo herë tek ju do të gjejmë mikun dhe institucionin që do të na trajtoj me respekt dhe dinjitet”.

 
< I mėparshmi   Tjetri >