Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

10:13. Ne kemi shkatėrruar gjenerata para jush (o idhujtarė), pse bėnin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse tė dėrguarit u erdhėn me argumente tė qarta. Kėshtu i shpėrblejmė Ne njerėzit kriminelė.

Kryeministri Thaēi shtroi iftar pėr Myftiun Tėrnava Printoni E-mail

Mbrëmë, më 17 shtator, në Villa “Lira” në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi shtroi iftar për myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në iftarin e shtruar nga kryeministri Thaçi qenë të pranishëm edhe shumica e ministrave të Qeverisë së Kosovës si dhe ambasadori i Turqisë në Prishtinë.
Është ky ifati tradicional që tashmë shtron Qeveria e Kosovës për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në fjalën e tij kryeministri Hashim Thaçi ka çmuar kontributin e Bashkësive fetare për proceset që ka kaluar Kosova.
 Kryeministri Thaçi në fillim të fjalës së tij tha: “Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’Ju uroj  mirëseardhje në këtë iftar të shtruar për nder të Muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

Edhe pak ditë kanë mbetur para përfundimit të agjërimit të besimtarëve tanë, që me aq përkushtim të rrallë kultivojnë lartësimin shpirtëror dhe disiplinimin fizik gjatë muajit të Ramazanit.
Duke shprehur konsideratë të lartë për ditët e kaluara, urojmë që koha e mbetur e agjërimit  të kalojë edhe me më shumë lehtësi, mirësi e harmoni në mesin e familjeve tona”.
Ndërsa duke folur për kontributin e Bashkësive islame kryeministri Thaçi tha: “Pa dyshim, prijësit shpirtërorë të komuniteti të besimit islam të Kosovës kanë meritë të jashtëzakonshme në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Edhe sot kontributi juaj është i pazëvendësueshëm në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, - si shtet modern, kushtetues, me të drejta dhe liri për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, kulture dhe përkatësie religjioze”.
Myftiu Tërnava pasi që ka falënderuar kryeministrin për iftarin ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës si edhe deri tash do të jap kontributin e saj për ndërtimin dhe funksionimin e shtet të Kosovës.
Myftiu gjithashtu tha se Bashkësia Islame e Kosovës është e përkushtuar që të kontribuoj që në vendin tonë të krijohen kushte e premisa për një jetë të dinjitetshme për të gjithë.
Myftiu u shpreh për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar e ndër nacional.

 
< I mėparshmi   Tjetri >