|
Haradinaj shtroi iftar pėr Myftiun e Kosovės |
|
|
|
 Kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, shtroi sonte iftar për Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij. Në iftar z. Haradinaj shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Po ashtu, në iftarin e shtuar nga z. Haradinaj ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë, z. Metin Hysrev Ynler, i shoqëruar nga zëvendësi i tij.
Myftiu Tërnava pasi ka falënderuar kryetarin e AAK-së, për iftarin e shtuar tha se është kënaqësi që në muajin e madhëruar të Ramazanit të jemi të bashkuar rreth sofrës së Zotit. Ndërsa kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj tha se ndihet i nderuar që ka rastin të shtroj iftar për Myftiun e Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij. |