|
Myftiu Tėrnava kėrkoj nga Ēeku e Agani qė ta pėrkrahin nismėn e BIK-sė pėr lėndėn fetare |
|
|
|
Prishtinë, 1 shtator 2009
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i shoqëruar nga kryeimami Sabri ef. Bajgora dhe shefi i kabinet Ejup Ramadani takuan sot në takime të ndara kryetarin e PSD-së, Agim Çeku dhe kryetarin e PD-së, dr. Ferid Agani. Në të dy takimet, Myftiu Tërnava i njohu ata me iniciativën e Kryesisë së BI të Kosovës për futjen e lëndës fetare në kuadër të sistemit të arsimit publik të Kosovës.
Myftiu tha se jam këtu sot që t’ju njoh edhe personalisht me iniciativën tonë për futjen e edukatës fetare në sistemin publik të arsimit të Kosovës, ngase konsiderojmë që mësimi për fenë është një e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare. Më tutje Myftiu tha se ne, nëse kemi pikësynim integrimin në BE, duhet ditur se Evropa çështjen e Edukatës fetare që moti e kanë vënë në funksion, madje myftiu këtu përmendi modelin anglez, atë austriak, modelin gjerman dhe së fundi si një model shumë të mirë e të përshtatshëm modelin kroat, për të cilin myftiu tha se mund të adaptohet edhe tek ne. Myftiu tha se Bashkësia Islame e Kosovës pret që iniciativa saj të merret seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe që edhe në shkollat e Kosovës të mësohet lënda fetare. Myftiu Tërnava kërkoj nga bashkëbiseduesit, Çeku e Agani, që ta përkrahin nismën e Kryesisë së BI për që të mësohet Edukata fetare në shkollat publike. Përderisa Myftiu mori përkrahje të plotë nga kryetari i PD-së, dr. Ferid Agani, përkrahje në parim mori edhe nga kryetari i PSD, Agim Çeku i cili në fjalën e tij përpos të tjerash tha se PSD është parti që angazhohet të ndërtojë një shoqëri mbi vlera pozitive e humane, andaj një vlerë e fuqishme është edhe feja, që ne angazhohemi ta kultivojmë në edukimin dhe ndërtimin e shoqërisë kosovare. Po për këtë qëllim, ditë më parë, Myftiu Tërnava ka takuar edhe udhëheqësit e LDK-së dhe të AAK-së, ndërsa në ditë në vijimi myftiu do të takoj edhe udhëheqësit e partive të tjera. |