|
Myftiu Tėrnava dhe reisi Ceriq nėnshkruan Memorandum Mirėkuptimi |
|
|
Prishtinë, 8 gusht 2009 Sot në Prishtinë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në emër të Kryesisë së BI të Kosovës, dhe Reis ul- Ulema Dr. Mustafa Ceriq, në emër të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, në pranin e bashkëpunëtoreve dhe të mediave nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, me nënshkrimin e të cilit shprehet mirëkuptimi dhe konsiderata e ndërsjellë në aspektin e mëvetësisë së dy bashkësive respektive.
Me këtë memorandum të dy bashkësitë janë zotuar që të marrin të gjitha masat për të vendosur bazën për realizimin sa më efikas të qëllimeve dhe misioneve të cilat janë definuar me akte normative. Po ashtu me këtë memorandum palët nënshkruese në të ardhmen do të realizojnë një bashkëpunim më të madh në fushën fetaro – arsimore dhe fetaro – kulturore përmes formave të ndryshme si këmbimit të informacioneve e përvojave, siç janë takimet e përbashkëta, seminaret, programet festive etj.. Një aspekt i rëndësisë së veçantë në të ardhmen në mes dy bashkësive do jetë bashkëpunimi në fushën e edukimit fetaro-shkencor i cili prite që të realizohet nëpërmjet shkëmbimit të përvojave në fushën e programeve edukative, planë-programeve mësimore, vizitave të ndërsjella të profesorëve të Medreseve e Fakulteteve nga dy vendet, pastaj realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore, shfrytëzimin e fondeve të bibliotekave, këmbimin e literaturës etj. Me këtë memorandum Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës e Hercegovinës u pajtuan që të organizojnë tubime vjetore në nivel të titullarëve të BI-ve me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet popullit boshnjak dhe atij shqiptar gjithnjë në frymën e respektimit të ndërsjellë, paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm në Ballkan dhe Evropë. Në shenjë respekti e nderimi për mysafirin e lartë nga Bosnja, Myftiu Tërnava, Reisit Dr. Mustafa Ceriq i dhuroj një plis (kapela nacionale e shqiptarëve) dhe një sexhade punim artizanal nga Kosova. Ndërsa Reis Ulemaja dr. Mustafa Ceriq, Myftiut Tërnava i dhuroj një kopje të dorëshkrimit të Kuranit të përshkuar para 300 vjetëve nga Sherifoviqi, që ruhet në Bibliotekën Husref beg në Sarajevë . Reis Ulema sot përfundon vizitën e tij zyrtare triditshe në Kosovë. |