| Reisi i Bashkėsisė Islame tė Bosnjės dhe Hercegovinės, dr. Mustafa ef. Ceriqi viziton Kosovėn |
|
|
Prishtinë, 3 gusht 2009![]() Nga 6-8 gusht Kosovën do e vizitoj Reisi i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, dr. Mustafa ef. Ceriqi Me ftesë të Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava për vizitë zyrtare në Kosovës nga 6-8 gusht 2009, do të qëndroj Reis –ul –Ulema i bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, dr. Mustafa ef. Ceriqi me bashkëpunëtorë. Fillimisht më 6 gusht Reisi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Dr. Mustafa ef. Ceriq do të vizitoj Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë ku do të pritet nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, po më 6 gusht do të pritet edhe nga presidenti i vendit Dr. Fatmir Sejdiu. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Reisi do të vizitoj edhe Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, pastaj do të vizitoj Tyrben e Sulltan Muratit dhe Kompleksin Memorial në Prekaz.. Më 7 gusht, Reisi do të vizitoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, si dhe xhaminë “Bajrakli” dhe atë “Sinain Pasha”. Ndërsa namazin e xhumasë Reisi do ta fal në fshatin Lubinjë- fshat ky i banuar me komunitetin boshnjak, ku Reisi do të maj Hytben e xhumasë. Pas dite Reisi do të qëndroj për Sharr. Më 8 gushat Reisi dr. Mustafa Ceriq, do të marrë pjesë në Forumin e Boshnjakëve të Kosovës dhe do të jap një intervistë për RTK për programin në gjuhën boshnjake. Gjatë të gjitha takimeve në Kosovës Reisi dr. Mustafa Ceriq do të shoqërohet nga nikoqiri Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|