Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

30:42. Thuaj: “Ecni nėpėr tokė dhe shikoni se si ishte pėrfundimi i atyre qė ishin mė parė, shumica e tyre ishin jobesimtarė”.

Myftiu Tėrnava priti Ambasadorin shqiptar nė Prishtinė Islam Lauka Printoni E-mail
Prishtinë, 22 maj 2009
 Myftiu në pritje të ambasadorit shqiptar

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, ka pritur sot në takim njohës në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës, Ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka.
Myftiu fillimisht e ka përgëzuar ambasadorin Lauka për marrjen e drejtimit të misionin diplomatik të Shqipërisë në Kosovë dhe i ka ofruar gatishmërinë e tij dhe të BI të Kosovës për bashkëpunimin me Ambasadën Shqiptare në Prishtinë.


“Zotni Ambasador ne me Mision Diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, që më parë ka qenë në nivel zyre kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, përse i falënderoj të gjithë diplomatët që kanë shërbyer. Të njëjtën frymë të bashkëpunimit e mirëkuptimit do e keni edhe ju si ambasador i parë i Shqipërisë në Kosovë, me shpresë se bashkëpunimi ynë vetëm sa do të njoh rritje në fushat me interes për dy shtetet tona.”
Myftiu Tërnava ka çmuar rolin e shtetit dhe të diplomacisë shqiptare si para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sidomos tani kur diplomacia shqiptare ka bërë dhe po bënë shumë në lobimin nëpër botë për njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Ambasadori Islam Lauka, pasi e ka falënderuar Myftiun për pritjen, ka çmuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar e ndëretnik.
Myftiu Tërnava dhe Ambasadori Lauka tolerancën e mirëkuptimin ndërfetar e konsideruan si vlerë të popullit shqiptar që duhet kultivuar edhe në të ardhmen.
Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të dy bashkësive islame, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.
 
< I mėparshmi   Tjetri >