Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

55:51. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Myftiu Tėrnava priti njė delegacion nga StejtDepartamenti amerikan Printoni E-mail
Prishtinë, 18 maj 2009
Myftiu në pritje
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës një delegacion të pjesëmarrësve të departamentit të shtetit amerikan të titulluar “Komunitetet fetare dhe shoqëria civile” të kryesuar nga Stephen Batalden - drejtor i Qendrës Melikanane, pran Universitetit shtetëror të Arizonës, të cilët nga sot kanë filluar një vizitë disaditore në Kosovë me qëllim që të njihen me funksionimin e Bashkësive Fetare në kuadër të shoqërisë civile.
Pasi u ka dëshiruar mirëseardhje Myftiu Tërnava mysafirët nga Arizona i ka njohur me një pasqyrë të shkurtër të Bashkësisë Islame të Kosovës. “Ne si bashkësi jemi të organizuar në bazë vullnetit të lirë të besimtarëve. Jemi të organizuar në  bazë Kushtetues së BI të Kosovës, në bazë të së cilës edhe i kemi të konsoliduar si organet tona ashtu edhe institucionet e BI”-tha myftiu Tërnava.

Ndërsa Stephen Batalden – udhëheqësi i delegacionit amerikan tha: “ I nderuar Myfti ne si delegacion kemi nderin e posaçëm që vizitën tonë disa ditëshe e nisim me takimin me ju, nga ku edhe do të njihemi me qëndrimet tuaj për preokupimit që keni si bashkësi e si komunitet”.

Më tutje Stephen Batalden tha: “Qëndrimi ynë në Kosovë është në kuadër të vizitave që i bëjmë vendeve të ndryshme, ku dëshirojmë të mësojmë për pozitën dhe rolin e bashkësive fetare në shoqëritë e ndryshme. Ne para pak kohe kemi pasuar rasti që të presim një delegacion tuajin në Arizon. Delegacioni juaj gjatë qëndrimit atje ka kanë dhënë një kontribut të çmuar në njohën e funksionimit të bashkësive fetare, dhe të shoqërisë civile në Kosovë dhe ja tani po takohemi në Prishtinë .Aktiviteti ynë mbështetet nga Stejtdeperatmeni Amerikan”- tha ndër të tjerat Stephen Batalden.
Foto
Duke folur për angazhimet e BI, Myftiu ndër të tjerat veçoi: “Angazhimi parësor i yni është fisnikërimi i popullatës ashtu si na mësojnë të gjitha librat e shenjta. Megjithëqë jemi një popull i vogël, kur është fjala për traditën e kultivimit të mirëbesimit e tolerancës ndërfetare ne prej kohësh e kemi bërë këtë. Historia nuk njeh që populli ynë ka pasuar konflikt me bazë fetare. Toleranca e mirëkuptimi ndërfetar janë vlera të këtij populli që janë kultivuar nga të parët tanë, andaj jemi të përkushtuar që këtë ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”.

Ndërsa, duke folur për bashkëpunimin me bashkësitë fetare në Kosovë, Myftiu tha se sa i përket bashkëpunimit me Kishën Katolike kemi marrëdhënie e bashkëpunim shumë të mira, ndërsa me Kishën Serbe, me gjithë gatishmërinë tonë, ajo nuk është në gjendje që të pranojë realitetin e ri në Kosovë.

Nga viti 1997 tri bashkësitë fetare tradicionale të Kosovës: Bashkësia islame, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse Serbe kemi të themeluar Këshillin ndërfetar me qëllim që të kontribuojmë në ofrimin e komuniteteve, jemi takuar disa herë dhe kemi dalë me deklarata të përbashkët,. Takimi i fundit ka qenë ai i viti 2006, kur jemi takuar në Patriarkanën e Pejës. Mirëpo, nga kjo kohë kemi një tërheqje nga Kisha serbe. Shpresojmë që në të ardhmen edhe Kisha serbe të na bashkohet në këshillin ndërfetar dhe të jap kontributin e saj konstruktiv, ashtu siç na porositin Librat e shenjat.

Myftiu, duke folur për pozitën e fesë në Kosovë dhe në raport me institucionet shtetërore, ndër të tjerat tha: “Me gjithë të arriturat që kanë shënuar institucionet e Kosovës  në fushën e shtetndërtimit, gjë që është për tu përshëndetur, mirëpo kur është fjala për bashkësitë fetare dhe tretmanin e tyre, nuk mund të themi se kanë bërë aq sa duhet. Kjo për arsye se ne ende nuk e kemi të zgjidhur statusin juridik. Madje edhe kur është hartuar ligji për liritë fetare, megjithëqë ne jemi konsultuar, vërejtjet dhe sugjerimet tona nuk janë marrë parasysh”.
Foto
Delegacioni i lartë amerikan bashkëbisedoj edhe me sekretarin e përgjithshëm të Kryesisë së BI të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, i cili u foli për organizmin e brendshëm të BIK. Për jetën dhe aktivitetin fetar bashkëbiseduan me kryeimamin, Sabri ef. Bajgora.

Ndërsa për veprimtarinë botuese u foli, Ahmet Sadriu. Delegacioni pati një takim të veçantë edhe në Departamentin e Grave ku u priten nga znj. Besa Ismaili dhe Mihana Goga.
 
< I mėparshmi   Tjetri >