Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

85:6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,

“Bereqeti” rroba vere pėr nxėnėsit e shkollės sė Arllatit Printoni E-mail
Prishtinë, 14 maj 2009

Arllat 14 maj
Shoqata "Bereqeti" ka vazhduar sot aksionin në ndihëm për shkollat rurale me veshmbathje. Sot, kryetari i Shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj i shoqëruar nga Xhaladin Fazliu kanë qëndruar në Arllat të komunës së Drenasit, ku për 100 nxënës të shkollës fillore “Abedin Bujupi” paralelja në lagjen e xhamisë ndan nga një palë rroba vere.

Përpos nxënësve, “Bereqeti” nga një palë rroba ka ndarë edhe për anëtarët e kolektivit të kësaj shkolle.
Po në Arllat, shoqata “Bereqeti” për  disa familje, që i ka propozuar administratori i fshatit, ka dhënë rroba për të gjithë familjaret e tyre.Arllat 14 maj 2009
Së bashku me aktivistët e shoqatës “Bereqeti”, i pranishëm gjatë shpërndarjes së ndihmave ishte edhe imami i fshatit, Beqir ef. Thaçi, pastaj drejtori i shkollës, Shaban Morina, përgjegjësi i paraleles, Shaip Gashi, administratori i fshatit, Qamil Gashi, si dhe disa arsimtar e banorë të Arllatit.
Në bisedë me kryetarin e Shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj, banorët e Arllatit pasi që falënderuan shoqatën për kujdesin e treguar dhe, njëkohësisht, prezantuan gjendjen e vështirë edhe në shkolla tjera të Arllatit dhe të rrethinës, gjithashtu kërkuan nga shoqata që brenda mundësive tu ndihmoj edhe atyre.

 
< I mėparshmi   Tjetri >