Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

71:9. Pastaj unė thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumėherė edhe fshehurazi”.

Nxėnėset e Medresesė kontribuojnė nė shtimin sipėrfaqeve tė gjelbra nė kryeqytet Printoni E-mail
Prishtinë, 7 maj 2009

bislame.net

Nxënëset e klasës së dytë të Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës në kuadër të aktiviteteve të lira sot në lagjen “Dardania” nën motot “Të kontribuojmë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit të pastër” kanë ndihmuar Ndërmarrjen komunale “Hortikultura” në mbjelljen e Drunjve dekorativ, bredhave, Tuja-ve dhe Juniperus-it.

 

Kjo nismë është iniciative e vetë nxënësve të klasës së dytë dhe profesoreshës së biologjisë znj. Azemine Kukaj na tha drejtori i Medresesë, Bahri Simnica.Duke mbjellur fidane

Me këtë rast nxënëset u shprehen se  këtë aksion në ndihmë të “Hortikulturës” e kemi ndërmarrë me qëllim që të japim kontributin tonë sado të vogël në ruajtën e ambient si dhe në shtimin dhe rregullimin sipërfaqeve të gjelbëruara në kryeqendrën tonë.

Ndërsa Lutfi Paçarada - koordinator për mirëmbajtjen dhe shtimin e hapësirave të gjelbra tha ne e kemi mirëpritur gatishmërinë e nxënësve të medresesë të cilat sot na janë bashkangjitur në aksionin tonë për rregullimin dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara në kryeqytetin tonë. Shpresojë të kemi më shumë këso aksione nga ana e  shkollarëve e qytetarëve tanë.

 
< I mėparshmi   Tjetri >