Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

25:70. Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai falė shumė.

Myftiu Tėrnava priti raportuesen e OKB Asma Jahangir Printoni E-mail
Prishtinë, 6 maj 2009
bislame.netMyftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot pasdite priti Raportuesen Speciale të Kombeve të Bashkuara për liritë fetare Asma Jahangir e cila në kuadër të një vizite të Ballkanit që po i bënë rajonin po qëndron në Kosovën në mision faktmbledhës për shkallën e respektimin të lirisë së fesë.
Në takim me Myftiun, znj. Asma u interesua për gjendjen në Bashkësinë Islame të Kosovës, për vizionin dhe objektivat e saj, për bashkëpunimin me bashkësitë tjera fetar si dhe për fushën shprehjen dhe predikimit të lirë të fesë e besimit në Kosovë.
Myftiu Tërnava në bisedë me zonjën Jahangir u shpreh “Ne si popull u takojmë tri besimeve: islam, ortodoks dhe katolik, mirëpo e them me krenari që historia jonë nuk njeh ndonjë konflikt a ngatërresë me bazë fetare. Ne si popull, po edhe të tri bashkësitë tona prej kohësh kemi kultivuar tolerancën, harmoninë e mirëkuptim ndërfetar”.
Të njëjtën qasje e kemi edhe ndaj popujve tjerë pa varësisht ç’far besimi kanë ata –tha Myftiu Tërnava.
Duku folur për bashkëpunimin me bashkësitë  tjera fetare, Myftiu Tërnava tha: “Përderisa me Kishën Katolike kemi bashkëpunim e marrëdhënie shumë të mira, me gjithë angazhimin tonë po edhe të Kishës Katolike të Kosovës dhe të faktorit ndërkombëtar që është i pranishëm në Kosovës, një gjë të tillë nuk e kemi me Kishën Ortodokse Serbe. Kjo për faktin se Kisha Ortodokse Serbe nuk e njeh realitetin e ri në Kosovë. Megjithatë ne kemi grupin ndërfetar që nga 1997 e i cili është angazhuar që të jap kontributin e tij në relaksim e marrëdhënien ndërfetar e ndër etnike por gjithherë kemi hasur në refuzimin e Kishës Serbe.
Ndërsa duke folur për pozitën e bashkësive fetare Myftiu Tërnava tha: “Edhe 10 vjet pas luftës bashkësitë fetare e kenë të rregulluar me ligj statusin juridik, gjë që është një hendikep i madh për ne. Myftiu foli edhe për shkeljen e të drejtave elementare të njeriut që u bëhen besimtarëve në sektorin publik në procesin e arsimit të mesëm dhe atë të punësimit.
 
< I mėparshmi   Tjetri >