| Myftiu Tėrnava priti dekanin e Fakultetit tė Shkencave Islame tė Sarajevės dr. Ismet Bushatliē |
|
|
|
Prishtinë,5 maj 2009
Myftiu Tërnava i njohu mysafirët e Fakultetit të Shkencave Islame edhe me projektin për ndërtimin e godinës së FSI në Prishtinë. Dekani Ismet Bushatliç pasi e ka falënderuar Myftiun Tërnava për pritjen, u shpreh i gëzuar që po e viziton Kosovën e lirë e sovrane. :”I nderuar Myfti jemi këtu me ftesën e dekanit të FSI, Dr. Rexhep Boja, me të cilin kemi biseduar për format e bashkëpunim në mes dy institucioneve tona- Fakultetit të Shkencave Islame të Sarajevë dhe Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës”. ![]() Myfti Tërnava në takim përkrahu bashkëpunimin në mes dy institucioneve më të larta të arsimimit islam. Me krijimin e rrethanave të reja mendoj që duhet të ripërtërihen lidhjet e më hershme që kanë ekzistuar në mes popujve tanë. Shpresojmë që së shpejti të krijohen kushtet që edhe Bosnja dhe Hercegovina ta njoh Kosovën dhe të krijohen kushtet për komunikim normal në mes dy popujve. “Popujt tanë patën të kaluan e përbashkët, u përballën me të njëjtin armik dhe që të dy dolën fitimtar, falë luftërave heroike dhe ndihmës së botës demokratike dolën fitues dhe krijuan shtetet e lira e demokratike”- tha Myftiu Tërnava. Ndërsa dekani, Dr. Ismet Bushatliç tha se lidhjet e dy popujve, atij boshnjak dhe populli shqiptarë, janë të hershme dhe të natyrshme, por të pa natyrshme janë pengesat që janë shfaqur tash për kontakte në mes dy popujve. Mirëpo shpresoj që shumë shpejt edhe këto pengesa do të bien dhe kontaktet tona në të gjitha nivelet do të jenë më të shpeshta. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|