| Myftiu Tėrnava u prit nga kryeministri turk Erdogan |
|
|
|
Prishtinë, 22 prill 2009
Ankara, Sot në ora 17:00 në rezidencën zyrtare të qeverisë turke në Ankara Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava u prit nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili Myftiut i rezervoi një pritje të ngrohtë e vëllazërore. Myftiu ka kërkuar që kryeministri Erdogan personalisht dhe diplomacia turk të përdorin ndikimin e tyre në shtetet mike të Turqisë, e sidomos në shtetet e Konferencës Islamike që ende kanë hezitim për ta njohur Kosovën, që këtë ta bëjnë sa më parë. Kryeministri turk nga ana e tij i ka thënë Myftiu se, Turqia si deri më tash edhe në të ardhmen do të jetë një përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës në rrugën e saj për t’u konsoliduar në arenën ndërkombëtare. Madje, Kryeministri turk u shpreh se edhe ai vet po edhe diplomacia turke do të vazhdojnë që të lobojnë në shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Myftiu Tërnava dhe kryeministri turk Erdogan biseduar edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy bashkësitë islame të dy vendeve. Myftiu e njoftoi kryeministrin se me DIJANET-in e Turqisë kanë bashkëpunim të shumanshëm, bashkëpunim ky i fokusuar në krijimin e mirëbesimit në mes komunitete dhe popujve, si dhe angazhimin për paqe, tolerancë e mirëkuptim. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|