| Fillon mbajtja e takimeve me imamė dhe nėpunės tė regjioneve tė BI |
|
|
|
Prishtinë, 1 prill 2009 Sekretari i Kryesisë H. Resul Rexhepi në takim me imamët e regjionit të Prishtinës:
Amanetin që kemi marrë mbi vete mund ta realizojmë vetëm të bashkuar dhe me unitet në veprime e sjellje, si në xhami ashtu edhe në xhemate. Gjendjen në të cilën gjendet tash Bashkësia Islame e Kosovës, folësit e vlerësuan të mirë e stabile, por në këtë kontekst nuk lanë pa përmendur as rastet që kanë ndodhur kohëve të fundit kur u atakuan fizikisht zyrtarë të BI nga persona të panjohur. “Këto raste, ku atakohen e dhunohen fizikisht zyrtarët e BI, janë të papranueshme dhe si të tilla duhet dënuar nga të gjithë, ngase tradicionalisht imami dhe zyrtarët e BI në këtë vend kanë qenë të respektuar nga masa e gjerë. Andaj, atakimet që kanë ndodhur, pos që kanë atakuar personat e prekur kanë atakuar edhe institucionin e Bashkësisë Islame, dhe ne të gjithë duhet që të jemi të vetëdijshëm se këto gjëra nuk duhet që të na përsëriten më, ngase dëmtojnë rënd Bashkësinë Islame, vlerat e saja tradicionale dhe krijojnë një imazh të keq për ne. Veprimet e tilla janë të papranueshme dhe nuk duhet që të kenë vend në shoqërinë tonë.” - tha sekretari i Kryesisë së BI të Kosovës, H. Resul Rexhepi. ![]() Më tutje, duke folur për misionin që ka imami dhe nëpunësi fetar, sekretari Resul Rexhepi vuri në pah: ” Jemi këtu që amanetin të cilin e kemi marrë ta realizojmë në mënyrën më të mirë, ngase për këtë jemi përgjegjës para xhematit tonë të respektuar dhe para të Madhit Allah. Amanetin që kemi marrë mbi vete mund ta realizojmë vetëm të bashkuar dhe me unitet në veprime e sjellje, si në xhami ashtu edhe në xhemate”. Ndërsa për funksionimin e strategjisë së BI, sekretari Resul ef. Rexhepi tha: “Veprimet tona, puna jonë dhe aktiviteti ynë me besimtarët duhet të jetë në përputhje të plotë me rregulloret e Këshillave vendore, Kushtetutën e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe normalisht të bazuara në Kuran e Synet”. “Ne si Bashkësi Islame angazhohemi që në çdo hallkë të organizmit tonë të kemi efikasitet në punën dhe misionin tonë, nuk ka vend për neglizhencë e oportunizëm, andaj nëse duam suksese, e s’ka dyshim se këtë e dëshirojmë të gjithë, ne të gjithë duhet që të angazhomi që të jemi në hap me kohën”. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|