Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

16:35. Ata qė i bėnin shok Zotit (idhujtarėt) thanė: “Sikur tė kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindėrit tanė nuk do tė adhuronim asnjė send pos Tij, dhe nuk do tė ndalonim (nuk do ta konsideronim tė ndaluar) asnjė send pos (ndalesave tė) Tij. Kėshtu (kėso gėnjeshtrash) bėnin edhe ata qė ishin para tyre. Po a mos kanė tė dėrguarit obligim tjetėr, pėrveē qė t’i njoftojnė qartazi?

DIJANET-i mban seminar pėr nėpunėsit e BI tė Kosovės Printoni E-mail
Prishtinë, 23 mars 2009

Ankara,
Sot në Ankara solemnisht ka filluar një seminari njëjavor për trajnimin e personelit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në hapje të seminarit qenë të pranishëm edhe kryetari i DIJANET-it të Turqisë prof dr. Ali Bordakoglu, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara , Bekim Sejdiu. Seminari është organizuar nga departamenti për marrëdhënie me jashtë i DIJANET-it ku do të marrin pjesë 32 nëpunës nga administrata e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.

 

Duke iu drejtuar të pranishmeve në hapje të seminarit kryetari i DIJANET-it, prof dr. Ali Bordakoglu tha se mes dy popujve ka një lidhje shumë të fuqishme vëllazërore dhe shpirtërore. Mendoj se ky seminar do ta forcoj bashkëpunimin tonë dhe këtë ia kemi borxh popullit të Kosovës dhe BIK–ut.
Ndërsa nga ana e tij Myftiu Tërnava pasi ka falënderuar Turqinë për kontributin që ka dhënë për popullin e Kosovës para të pranishmëve paraqiti një pasqyrë të shkurtër për të arriturat e Kosovës. Në fjalën e tij Myftiu foli edhe për e rolin që ka Bashkesia Islame e Kosove në organizimin e jetës fetare në Republikën e Kosovës. Ndërsa për organizimin dhe funksionimin e Bashkësisë Islame Myftiu Tërnava tha: "Modeli i DIJANET-it të Turqisë për ne është shume i favorshëm, ngase na lidh e kaluar e përbashkët historike e shpirtërore”. 
Në shenjë respekti Myftiu Tërnava, kryetarit të DIJANET-it, Bardaoglu i dha dhuratë një plis tradicional shqiptar të cilin ai e pranoi me kënaqësi të madhe. Për nder të këtij delegacioni kryetari i DIJANET-it të Republikës së Turqisë, prof. Dr. Ali Bordakoglu shtroj një drekë pune.

 
< I mėparshmi   Tjetri >