Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

60:11. Nė qoftė se u humbet diēka (nga shpenzimi) i ndonjė gruaje tuaj qė ik te idhujtarėt, e juve ju vjen rasti t’i luftoni dhe tė merrni pré tė luftės, atėherė atyre qė u kanė shkuar gratė, jepuni aq sa kanė shpenzuar; e kini frikė All-llahun, tė cilin ju e besoni!

Populli i Kosovės pret njohjen dhe pėrkrahjen nga vendet e botės islame Printoni E-mail
Prishtinë, 5 mars 2009

ImageMyftiu Tërnava në Kajro
Populli i Kosovës pret njohjen dhe përkrahjen nga  vendet e botës islame,


Me ftesë të autoriteteve egjiptiane Myftiu i Kosovës Mr.Naim Tërnava, po merr pjesë në Kajro në kongresin”Përtëritja e mendimit Islam“ që mbahet nga 5- 8 mars nën përkujdesin e presidenti Hosni Mubarak.



 Në hapjen solemne të kongresin ishin të pranishëm shumë personalitete nga jeta politike, shoqërore dhe fetare e Egjiptit. Në këtë kongres marrin pjesë më tepër se 80 përfaqësues të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

Prania e myftiu të Kosovës në këtë kongres zgjoi interesimin e medieve që përcjellin kongresin shumë prej të cilave si NILE TV, TV HAFIDH, EGYPT NEWS etj, intervistuan Myftiun Tërnava me ç’rast u interesua për zhvillimin në Kosovë.

 Vlen të ceket që myftiu edhe në takime me pjesëmarrësit në kongres e edhe në prononcimet për media iu bëri thirrje përfaqësuesve politik shtetëror që sa më parë ta njohin shtetin e Kosovës.

Populli i Kosovës pret njohjen dhe përkrahjen nga  vendet e botës islame,  për ne është i pakuptimt hezitimi i botës arabo - islame për të njohur shtetin e Kosovës . Myftiu Tërnava tha pos të tjerash se pavarësia e Kosovës ka prodhuar efekte të stabilitetit politik në rajon.
 
< I mėparshmi   Tjetri >