|
Prishtinë, 6 shtator 2011  Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me vëmendje ka përcjell zhvillimet e fundit në Kosovë, që ndërlidhen me realizimin e të drejtave fetare në Kosovë, siç janë:- e drejta e shkollimit në sistemin publik për nxënësit që bartin shaminë, - e drejta e punësimit në sektorin publik për qytetaret e Kosovës që bartin shaminë, - përfshirja në korikulat e arsimit publik të Kosovës lënda e mësim-besimit. - ndarja e vendit për xhaminë në Prishtinë, etj |
|
Mė shumė...
|
|
|

Për të dytën herë, Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, organizuar nga Kryesia e BIK -së, ditën e parë të Fitër – Bajramit në orën 20, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, u mbajt një manifestim me program të pasur kulturor-artistik. Mysafirë në këtë manifestim ishin përfaqësues nga jeta fetare, akademike, politike dhe kulturore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. |
|
Mė shumė...
|
|

Sikur është bërë traditë tashmë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër-Bajramit, nga ora 9-12, në selinë e Kryesisë së BIK-së organizoi pritje urimi. Për ta uruar Myftiun Tërnava për festën e Bajramit, selinë e BIK-së e vizituan përfaqësues të Pushtetit e të Qeverisë, të Përfaqësive diplomatike në Kosovë, të KFOR- it , dhe të partive të ndryshme e të institucionesh shkencore, fetare e kulturore publike dhe individë nga qendrat Kosovës dhe nga Jashtë. |
|
Mė shumė...
|
|

Si tradicionalisht, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, më 30 gusht 2011, në të gjitha xhamitë e Kosovës, si në tërë Botën ku jetojnë myslimanët, me gëzim e hare kremtuan përfundimin e muajit të agjërimit – Ramazanit sherif, duke falë namazin e Fitër – Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër- Bajramit, për Kosovë u mbajt në Xhaminë “SulltanMehmet - Fatih” të Prishtinës. |
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 28 gusht 2011
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, priti sot ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, të cilin e falënderoi për kontributin e shtetit turk dhe të tij personal për mbështetjen e Kosovës në arnën ndërkombëtare, sidomos për punë që ka bërë ministri turk në lobimin për njohjen e Kosovës nga shtet që ende se kanë njohur. |
|
Mė shumė...
|
|
|
 Të enjten më 25 gusht 2011, në Hotelin “Grand” në Prishtinë, Departamenti i Gruas i BIK-së shtroi iftar për 120 pranishmet nga institucionet e ndryshme si:Kuvendi i Kosovës(deputetet),ministrit,administrata publike, komuna,parti politike, OJQ të ndryshme,doktoresha,porfesoreshat e medresesë “Alauddin”…etj. |
|
Mė shumė...
|
|
 Departamenti i Gruas në bashëpunim me KBI- Gjilan, me rastin e natës së 17 të Ramazanit, fitores në Betejën e Bedrit, me 17.08.2011shtroi iftar për 100 të pranishmet,si dhe prezantuan programin e përgatitur për këtë natë.Mr. Florentina Termkolli foli për rëndësinë që ka kjo natë.Ajo nder të tjera tha:”Lidhja në mes të agjërimit dhe xhihadit (orvatjes) është se agjërimi është orvatje shpirtërore, që në qoft se jep sukses besimtari në këtë fush, do të jetë fitimtar”. |
|
Mė shumė...
|
|
|