Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

101:6. E sa i pėrket atij qė i rėndohet peshoja e veprave tė tij,

Shėrbimi pėr informim-Lajmet
Tryezė e rumbullaktėt me rastin e ditės ndėrkombėtare tė demokracisė Printoni E-mail

leftMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ka organizuar të enjten me 15.09.2011 tryezën e rrumbullakët me temën “Rinia dhe sfidat e demokracisë”, me ç’rast është vlerësuar se situata aktuale është larg një standardi të dëshirueshëm dhe ende duhen angazhime që të ketë demokraci të mirëfilltë, sidomos nëpër institucione dhe strukturat e partive politike.

Mė shumė...
 
Kėshilli arsimor edukativ i Medresesė sė Mesme "Alaudin" Printoni E-mail

Nuk e njohin të ashtuquajturën sindikatë

Këshilli arsimor edukativ i Medresesë së Mesme "Alaudin" në mbledhjen e vet të mbajtur me datën 16 shtator 2011, në mes tjerash unanimisht u deklarua se nuk e pranon për sindikatë të veten të vetëquajturën, Sindikata e punëtorëve të Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës, andaj kjo sindikatë e vetëquajtur nuk mund t'i përfaqësoi punëtorët arsimor edukativ të kësaj shkolle, të administratës dhe stafit teknik të medresesë.

Mė shumė...
 
Deklaratė Printoni E-mail

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit bashkë me Këshillin e Bashkësisë Islame të Therandës, në mbledhjen e mbajtur më datë 16.09.2011 (e xhuma), pas analizimit të zhvillimeve të fundit përfshirë edhe formimin e një sindikate të pavarur të punës kinse për punëtorët e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, mori vendim të lëshojë për opinionin publik këtë

Mė shumė...
 
REAGIM Printoni E-mail

Shumica e Imamëve të Drenasit
Nuk jemi pjesë, e as përkrahim të ashtuquajturën sindikatë

Për hir të informimi të drejtë të opinionit të gjerë dhe besimtarëve tanë të respektuar dalim me këtë reagim:
Këtyre ditëve në opinionin publik është paraqitur përmes mjeteve të informimit publik e ashtuquajtura sindikatë e punëtorëve të BIK, e ku kemi parë që në atë sindikatë janë Osman Musliu e Beqir Thaçi, i pari kryetari i KBI, ndërsa i dyti arkëtar. Është e drejtë e tyre që të jenë pjesë e çdo organizimi që ata e shohin të udhës, por nuk kanë asnjë të drejtë që të manipulojnë opinion dhe besimtaret që gjoja ata paskan edhe përkrahjen tonë, me këtë rast ne u bëjmë me dije iniciatorëve të kësaj sindikate që të mos thirren në ermin tonë, sepse ne nuk e përkrahim një organizim të tillë dhe as që jemi pjesë e tij.

 

Mė shumė...
 
Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Lipjan Printoni E-mail

Nuk njeh asnjë organizim që nuk ka mbështetje në Kushtetutën e BIRK

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan përkitazi me të ashtuquajtur sindikatë të BIK pas mbledhjes së mbajtur më 15 shtatorë për opinion del me këtë, reagim.

KBI në Lipjan nuk njeh asnjë organizim që nuk ka mbështetje në Kushtetutën dhe në infrastrukturën juridike të BIRK.

Mė shumė...
 
Kėshillat e BI tė Gjakovės, Rahovecit dhe Malishevės, pėr tė ashtuquajturėn sindikatė Printoni E-mail

 Distancohen nga veprimet e tilla të papërgjegjshme të personave me qëllime karrieriste dhe të ndikuar politikisht

Këshillat e Bashkësisë Islame në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë në mbledhjet dhe konsultat e tyre të mbajtura më 13.09.2011, me nëpunësit fetarë-imamët, diskutuan dhe shqyrtuan paraqitjen në publik të të ashtuquajturës shoqatë sindikale të punonjësve të BIRK-së, si organ përfaqësues dhe mbrojtës i interesave të punëtorëve të Këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Mė shumė...
 
Reagim i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Gjilan Printoni E-mail

E ashtuquajtura sindikatë: Individë të caktuar kanë për qëllim përçarjen e nëpunësve të Bashkësisë Islame të Kosovës

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 12.09.2011 reagon ndaj deklaratave të disa individëve të botuara në media për kinse themelimin e të ashtuquajturës “Shoqatë Sindikale për mbrojtjen e të drejtave të nëpunësve të BIK-ut”.

Mė shumė...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>